Gjatë fjalës së saj në parlament kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka folur për të rinjtë duke e vënë theksin te përfshirja e tyre në politikë.

 

Kryemadhi tha se të rinjtë shqiptarë largohen në Angli apo Spanjë për të punuar si roje në shtëpi bari, ndërsa vajzat bëhen eskorta të kriminelëve të drogës në Shqipëri. Sipas saj, një të riu i duhen 1 milionë euro për t’u bërë deputet i Parlamentit.

 

“Që një i ri të kandidojë për deputet në bazë të sondazheve, një partie politike i kushton 100 euro një votë. Nëse një i ri do të bëhet deputet, i duhen 1 milionë euro për të hyrë në Parlament. Një i ri shqiptar nuk ka as 200 euro në xhep, por i hipin kamionëve për t’u bërë roje në shtëpi bari në Angli apo Spanjë, ose vajzat shqiptare për t’u bërë eskorta të kriminelëve të drogës në Shqipëri”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *