Subscribe

Ish- deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka, 46 vjeç, këtë të dielë është vënë në prangat e policisë nën akuzat për tjetërsim pronash në Lezhë.

 

Gjithashtu përveç ish-deputetit, forcat RENEA, kanë shoqëruar ne polici edhe dy persona të tjerë.

 

Arrestimi i Ndokës sipas policise, është bërë në kuadër të operacionit “Hipoteka”,  një hetim disa mujor, i cili ka mbledhur prova per kete grup kriminal, qe dyshohej se ishte implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj.

 

Sipas policisë hetimi për këtë grup kriminal nisi në mars 2018, ku pjestarët e grupit dyshoheshin për abuzimet e tyre në lidhje me toka e troje në zonën e Shëngjinit. Në kuadër të këtyre hetimeve është bërë ndalimi i  12 persona, mes tyre edhe Kryetarit të Bashkisë Lezhë, ndërsa 11 të tjerë u shpallën në kërkim.

 

Informacionet bëjnë me dije, gjithashtu se pjestarët e këtij grupi në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë.

 

Ndërkohë disa ditë më parë, Policia e Lezhës goditi një tjetër grup prej 11 ish-zyrtarësh të Hipotekës, aktiviteti i të cilit dyshohet se lidhet me tjetërsimin e tokave në këtë qark.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *