Të paktën 110 punëtore  Koreano-Verior janë te punësuar për ndërtimin e stadiumit të ri të Zenit Shën Petersburg, një nga impiantet kryesore të botërorit Rusi 2018. Pa te drejta , të paguar sa një lëmoshë (100 dollar në muaj , por 70% e pagës shkon për regjimin në Korenë e Veriut), të detyruar për të fjetur ne kontejnerë, pa ujë dhe ngrohje. Me pak fjalë: Skllever!

 

Janë shumë shqetësuese dhe të dhëna të tjera që dalin nga raporti. Burrat trajtohen si kafshë, praktikisht ato shiten nga regjimi i Koresë së Veriut për kompanitë ruse. Sipas organizatave humanitare të pranishme në Rusi, ata janë rreth 30 mijë punëtore të Koresë se Veriut të “deportuar ” në Rusi.

 

Pjesa më  e madhe është e angazhuar ne industrinë e pyjeve, minierave dhe ndërtimit.

 

 

Stadiumi i ri i Zenit ka nisur ndërtimin në vitin 2006 dhe ende nuk ka përfunduar. Një stadium në të cilin korrupsioni ka ngrëne miliona rubla,  mjaftueshëm sa për të ngritur çmimin nga  $220 milion në 1.5 miliardë.

 

Është  shumë i madh numri i punëtorëve te huaj në industrinë ruse , por gjendja  e punëtorëve Koreano-Verior është e tmerrshme.

 

Me premtimin e mirënjohjes së përjetshme nga lideri supreme Kim Jong-un dhe garantimin e mirëqenies për familjet e tyre.

 

Disa kohë më parë një punëtor  është gjetur i vdekur Brenda një kontenieri ndërsa nga muaji gusht deri më sot numërohen dhe 4  Koreano-Verior të vdekur.

 

 

Siç u tha  nga një avokat i organizatave humane vendore, punëtorët e Koresë se Veriut janë  mbajtur vazhdimisht nën mbikëqyrje , kanë minimizuar marrëdhëniet me punëtorët e tjerë dhe janë paguar për një lëmoshë. Shumica e pagës pastaj përfundon në xhepat e regjimit.
 

Megjithatë, shumica preferojnë të jetojnë në këtë mënyrë në vend se të kthehen në shtëpi.

 

Një skenar në fakt , shumë I ngjashëm me atë te Katarit, ku ata janë duke ndërtuar impiantet për kupën e Botës 2022 dhe në qendër të polemikave janë kushtet e punëtorëve qe vijnë nga jashtë.

 

FIFA dënon (me fjalë) çdo shkelje të të drejtave të njeriut ,në Rusi thonë se ligjet nuk janë thyer dhe ata do të paguajnë  te gjithë ata të varfër qe do te pranojnë “te thyejnë shpinën “ për disa para. Dhe, siç rezulton, ata janë shumë …

 

Përktheu nga gazeta “Josimar”, Erion Elezi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *