Subscribe

Një nga arsyet e largimit nga detyra të Kotzias , sipas medias greke, janë financimet e fshehta abuzive të kryera nga ministria e jashtme për media të caktuara në Shqipëri dhe Maqedoni.

Shuma e dhënë llogaritet në 1 milionë euro.

Kundërshtari politik i Kotziasit, ministri i mbrojtjes Kamenos e ka akuzur për shpenzimin e jashtëligjshëm të 45 milionë eurove e po ashtu edhe për marrjen e parave nga miliarderi Soros.

Këto akuza kanë sjellë tronditje në qeverinë greke.

Një javë para dorëheqjes së Kotzias, një diplomat, punonjës në ministrinë e jashtme greke ka dorëzuar te kryetari i parlamentit një zarf të mbyllur dhe të vulosur ku gjendeshin tre kode dhe llogari bankare për një shumë totale prej 1 milionë eurosh. Zarfi është hapur në zyrën e kryetarit të kuvendit. Të dhënat që ndodhen në zarf më pas u publikuan në media.

 

Kodi i parë i përket parave për financimin e disa mediave në shqipëri. Kodi i dytë është për financimet në maqedoni dhe kodi i tretë i përket parave për mbështetjen e kishave ortodokse dhe të ortodoksisë në përgjithësi.

Sipas Ekspertit të ministrisë së jashtme finacimi në shqipëri dhe maqedoni synonte lobing me gazetatë dhe drejtues mediash në këto dy vende për interesat e greqisë.

Po ashtu, shuma të mëdha kanë kaluar për financimin e  Kishës Orthodokse si dhe për aktivitete të ndryshme në rajon.

Sipas ministrit të mbrojtjes Panos Kamenos, të gjitha këto para janë dhënë në mënyrë jo transparente. Kamenos bëri publik edhe rastin e një shoqërie të menaxhimit të  udhëtimeve që i përket dy ish-ambasadorëve dhe një ish oficeri të policië greke. Sipas mediave greke kjo është vetëm maja e ajsbergut. Ndërkohë prokuroria e athinës po heton çështjen për rrjedhje informacioni dhe për ndërhyrje në punët sekrete të shtetit grek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *