Subscribe

Levizja Socialiste per Integrim ka depozituar prane Prokurorise se Posacme kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit te gjitha dokumentat qe lidhen me 24 kompani, te cilat sipas LSI kane kryer evasion fiskal.

 

Monika Kryemadhi ka deklaruar se keto kompani dhe bizneset e lidhura me to kane kryer vepren penale per fshehje te ardhurash, mos pagim taksash e pastrim parash.

 

MONIKA KRYEMADHI

KRYETARE E LSI

 

“Vlera totale e këtyre krimeve financiare të lidhura me inceneratorët, me aq sa ne kemi evidentuar, kap vlerën 30 milionë dollarë.  Të gjitha këto fatura që ne i kemi dorëzuar në SPAK, rezultojnë se janë fiktive, pasi kompanitë që prezumohet se do të ofrojnë shërbime ose punime, janë të krijuara posacërisht për të justifikuar kostot e fryra të punimeve, përfitimin e TVSH-së dhe kanë shërbyer gjithashtu për reduktimin e tatim fitimit nga ana e kompanisë Integrated Technology Services të Klodian Zotos, e cila është nënkontraktori kryesor i të tre koncesioneve të inceneratorëve, i ngarkuar me detyrën për të ndërtuar inceneratorët.”

 

Drejtuesja e LSI tha se administrata tatimore ka refuzuar te hetoje kompanite fiktive te lidhuar me Inceneratoret.

 

Si përgjigje ndaj këtyre fakteve tronditëse të bëra publike, Ministrja e Financave të qeverisë deklaroi në Kuvend se ata i kanë ditur këto kompani fiktive që në vitin 2018.

Mirëpo, edhe kur i kanë hetuar këto kompani fiktive, administrata tatimore ka refuzuar t’i hetojë këto kompani që kanë lëshuar fatura fiktive për të mashtruar shtetin, sëbashku me përfituesit real të faturave fiktive. Që janë kompanitë e inceneratorëve, kompania e Klodian Zotos, nënkontraktore e inceneratorëve.

Ndaj, sot me shtesën e kallëzimit, i kam kërkuar SPAK të hetojë edhe Ministren e Financave, ish Drejtoreshën e Tatimeve, zonjën Ibrahimaj, për implikimin e saj të drejtpërdrejtë me aferën e inceneratorëve, pasi me veprimet dhe mosveprimet e saj ka ndikuar në mos hetimin e plotë të këtyre krimeve financiare nga administrata tatimore që ajo ka drejtuar në vitin 2018.

Zbardhja e aferës së inceneratorëve nuk është betejë politike për LSI, por është ajo që meriton çdo qytetar i republikës.

Ndaj në 27 Maj 2022, në cilësinë e kallëzuesit, i kam dërguar kërkesën e dytë për informacion SPAK në lidhje me statusin juridik të çështjes penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *