Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 July 2026
Vizion fokus

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë...

Dita e 39-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Vance: Nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, ushtria amerikane...

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit...

Begaj nis vizitën në Luginën e Preshevës: Do të...

Trump: S’ka rifillim të luftës me Iranin, por nëse...

Presidencialet në Francë, Le Pen nis fushatën

Dita e 39-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Deklarata e fortë e Trump: Irani më ka në...

Zvërneci “shkon” në Strasburg, Balla: Respektojmë kriteret e BE!...

Skandali Epstein/ Policia bastis shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?

8 Shkurt 10:32

Policia britanike ka kontrolluar dy prona të ish-zyrtarit të lartë qeveritar Peter Mandelson, në kuadër të një hetimi për pretendime mbi shkelje të detyrës publike. Mandelson, 72 vjeç, nuk është arrestuar, ndërsa hetimet vijojnë.

Sipas mediave britanike, gjatë kontrolleve në banesën e tij në Camden, në veri të Londrës, efektivët e policisë sekuestruan disa kuti me materiale, ndërsa një tjetër pronë e tij në Wiltshire u monitorua nga forca të shumta policore.

Zëvendëskomisionerja e Policisë Metropolitane, Hayley Sewart, konfirmoi se kontrollet u kryen nga “ekipi i specializuar për krimet qendrore”, duke sqaruar se hetimi lidhet me dyshime për shkelje të detyrës publike. “Ai nuk është arrestuar dhe hetimet janë ende në zhvillim,” tha ajo.

Hetimi vjen në vazhdën e publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein, të cilat kanë nxjerrë në dritë detaje të reja mbi marrëdhënien mes Mandelson dhe financierit të ndjerë amerikan. Sipas këtyre të dhënave, ish-ministri britanik dyshohet se ka ndarë informacione të ndjeshme me Epstein pas krizës financiare të vitit 2008. Mandelson ka mohuar çdo shkelje dhe ka shprehur keqardhje për ruajtjen e kontakteve me Epstein, duke u kërkuar falje viktimave të tij.

Epstein dhe Mandelson

Ndërkohë, çështja ka vënë nën presion edhe kryeministrin dhe njëkohësisht kryetarin e Partisë Laburiste, Keir Starmer, për publikimin e dokumenteve që lidhen me vlerësimin e Mandelson për emërimin e tij si ambasador i Britanisë së Madhe në SHBA, post nga i cili u shkarkua në shtator.

Starmer ka deklaruar se Mandelson kishte gënjyer për natyrën e marrëdhënies së tij me Epstein përpara se të merrte detyrën në Uashington. Në një letër drejtuar Komitetit të Inteligjencës dhe Sigurisë të Parlamentit, kryeministri bëri të ditur se synon publikimin sa më të shpejtë të dokumenteve, duke theksuar se një pjesë e madhe e materialeve duhet të shqyrtohet paraprakisht për arsye të sigurisë kombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Sipas burimeve qeveritare, dokumentet janë në fazat e hershme të verifikimit, përfshijnë mijëra faqe dhe po shqyrtohen në bashkëpunim me policinë, për të shmangur çdo ndikim në hetimin penal ndaj Mandelson.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Epstein Mandelson

Nga e njëjta kategori

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen

më shumë...

Dita e 39-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Vance: Nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, ushtria amerikane do t’i përgjigjet

më shumë...

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit me vulgaritet, por me veprim!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:46

Ecja në natyrë forcon imunitetin dhe ul...

10:37

Përse sytë jeshilë janë kaq të rrallë?

10:06

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet...

10:01

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

9:45

Dita e 39-të e protestës, qytetarët nisin...

9:37

Vance: Nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit,...

9:23

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga...

8:50

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i...

8:50

Begaj nis vizitën në Luginën e Preshevës:...

8:35

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

8:30

Trump: S’ka rifillim të luftës me Iranin,...

8:10

U rrëzua në mal teksa kulloste bagëtitë,...

8:07

A po plakemi më shpejt se prindërit...

7:43

Presidencialet në Francë, Le Pen nis fushatën

7:26

Dita e 39-të e protestës, nis grumbullimi...

7:13

Deklarata e fortë e Trump: Irani më...

7:10

Zvërneci “shkon” në Strasburg, Balla: Respektojmë kriteret...

6:49

Si ta zvogëloni rrezikun e goditjes nga...

6:41

“Aleatët e NATO-s duhet të çojnë në...

6:32

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Dhuna ndaj minorenes, e planifikuar, publikohen video të tje...
  • Ministria e Arsimit publikon kalendarin, ja kur do të filloj...
  • Xhaxhai e kapi duke pirë hashash, 16-vjeçari e plagos me thi...
  • “Momenti i krenarisë”, Rama: Kur e paimagjinueshmja bëhet e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.