Subscribe

Stafi i xhirimit të Vizion plus, në kuadër të emisioni “Vizioni i pasdites” me moderatore Evi Reçi, arriti të nxirrte pamje ekskluzive të shkeljes së ligjit anti-duhan në institucionet arsimore, specifikisht shkollat e mesme të larta.

Sipas ligjit 9636, kreu III, neni 9 dhe 10 thekson se duhani jo vetëm është i ndaluar në institucione arsimore, por ndalohet dhe shitja e këtij produkti pikërisht në këto zona, si dhe gjithashtu ndëshkohet mungesa e tabelës “Ndalohet shitja e produkteve të duhanit dhe alkoolit për personat nën 18 vjeç”.

Kamerat e “Vizionit të pasdites” vërtetuan se duhani konsumohet si brenda dhe jashtë gjimnazeve nga minorenët. Nxënësit blejnë produkte duhani lehtësisht në kioska dhe markete afër institucioneve arsimore, të cilat nuk kërkojnë kartë identiteti.

Prof. Roland Shuperka shpjegon se institucioni përgjegjes mbi këtë çështjë është Inspektorati i shëndetësisë, i cili monitoron shitjen dhe konsumin e cigareve. Problematika qëndron në faktin se cigaret tashmë shiten dhe të hapura, më një çmim të ulët, të aksesueshme për këdo

E pyetur se pse ndodh ky fenomen, psikologe Irena Çela shpjegon se ka një sërë arsyesh që sjellin drejt një afrimi për të konsumuar duhan:

“I duket adoleshentit sikur është rritur.  Tjetër arsye është për tu idetifikuar në grup… modelet e prindërimit. Shifrat janë alarmante, të paktën njëri prind në familje e pinë duhanin… gjithashtu gjejnë menaxhimin e ankthit dhe stresit te cigarja.”

Zgjidhja mbetet për tu realizuar nga instancat përkatëse, dhe kërkon një kohë të gjatë për tu realizuar deri në sukses.

This slideshow requires JavaScript.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *