Subscribe

Një rast skandaloz ka ndodhur së fundmi në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

 

Pakujdesia e madhe e stafit të Repartit të Gjinekologjisë, ka bërë që në lavatriçën e çarçafëve të futet një foshnje e vdekur.

 

Foshnja u nxor copa-copa nga lavatriçja. Ndonëse ky rast u mbajt i fshehtë nga stafi i spitalit, kanë qenë familjarët ata që e kanë referuar në polici, ku bënë edhe denoncimin.

 

Ky skandal u konfirmua edhe nga Prokuroria e Pejës.

 

Zëdhënësi i këtij institucioni Shkodran Nikçi tha për Kosovapress e prokurorja ka pasur një takim me prindërit e foshnjës, ndërsa nuk dha shumë detaje.

 

Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Menjëherë pas informatave në vendin e ngjarjes ka shkuar prokurori nga Departamenti i Krimeve të Rënda së bashku me Inspektorin Shëndetësor dhe policinë. Rasti është duke u hetuar dhe jemi në pritje të raportit nga Inspektorati Shëndetësor lidhur me këtë ngjarje. Prokurorja e rastit ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës për të kuptuar më shumë rreth rastit”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *