Gjatë aksionit që AKU po ushtron në zonat bregdetare, ka bllokuar 2 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Bar-Piceri” në Vlorë.
Këto dy subjekte kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.
Ndërsa një tjetër subjekt me aktivitet “Restorant” është goditur nga AKU për shkak se tregtonte produktin “Dater” ose ndryshe “midhja hurmë” , tregtim i cili nuk lejohet sipas legjislacionit në fuqi.
Ndaj dy subjekteve Bar-Piceri “Kasamili” dhe Bar-Resorant “Donika Haxhiraj” në Jonufër, Vlorë janë marrë masë administrative gjobë si dhe bllokim të menjëhershëm të aktivitetit.
Ndëra ndaj subjekti, restorant “Lori” në Ksamil u mor masë administrative gjobë 100.000 lekë si dhe asgjësim i 1 kg “dater” duke e bërë të papërdorshëm për konsum.