E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

S’ka hotele me 5 yje, ku do shkojnë kazinotë?

Nisma e qeverisë për të zhvendosur kazinotë në hotele me 5 yje rezulton të përfundojë në një demagogji.

 

Ndonëse ligji është miratuara vite me parë, deri më sot në vendin tonë nuk ka një hotel të certifikuar me 5 yje.

 

Reklamë

Procesi i klasifikimi të yjeve është një kërkesë e hershme e operatorëve të tregut turistik, por deri më tani ajo nuk ka gjetur zbatim, duke bërë që bizneset ti vendosin yjet sipas dëshirës.

 

Për operatorët e tregut, industria e lojërave të fatit është një produkt turistik, si në shumë vendet të tjera të botës, por që të funksionojë si e tillë shteti duhet pikë së pari të evidentojë kush janë zonat ku do të përqendrohen kazinotë.

 

Ligji për zhvendosjen e kazinove si dhe mbyllja e basteve sportive pritet të kalojë me procedurë të përshpejtuar në kuvend, në mënyrë që në 1 janar 2019 të mos ketë lojëra fati në zonat urbane.

Më shumë video

Reklamë