E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“S’jemi terroristë”/ Topalli preket nga fjalët e adoleshentes: Shteti t’i ndihmojë refugjatët

6 refugjatë që kishin ardhur nga Afganistani u kapën nga policia pasditen e së premtes në hyrje të qytetit të Pogradecit, mes të cilëve ishin edhe tre fëmijë.

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është prekur nga fjalët e adoleshentes, e cila mes lotësh tregon se nuk është terroriste.

Reklamë

Përmes një postimi në “Facebook”, Topalli thekson se shteti shqiptar ka në dorë që t’ua lehtësojë dramën që po përjetojnë fëmijët, pasi janë të pafajshëm në këtë tragjedi.

“Nuk dua as para as ushqim. Vajza nga Afganistani shperthen ne lot pasi kapet nga policia shqiptare. Nuk jemi terroriste!” Dikur ishim ne shqiptaret… me sa duket ne harrojmë shpejt. Ata duhen ndihmuar, se fëmijët janë të pafajshëm. Janë dëshmitare të një tragjedie të paparë! Shteti shqiptar mund t’ia lehtësojë dramën…Po si nuk flet asnjë as për këtë krize të refugjateve..”, shkruan Topalli.

Vazhdo të lexosh

Reklamë