E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Situatë shqetësuese/ 844 të infektuar të tjerë dhe 3 viktima sot (Vdes 20-vjeçari nga Korça)

Nuk njohin rënie shifrat e pandemisë në vendin tonë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, pas kryerjes së 7.725 testimeve, 844 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me Delta.

 

Rastet e reja janë të përhapura thuajse në të gjithë Shqipërinë, duke e çuar numrin e pacientëve aktivë në të gjithë vendin në 7.070.

 

Reklamë

Këtë të mërkurë kanë humbur jetën edhe tre pacientë të tjerë, mes të cilëve edhe një 20-vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese. Dy viktimat e tjera ishin një 69-vjeçar nga Shkodra dhe një 81-vjeçar nga Vlora.

 

Në spitalin Infektiv po marrin trajtim 91 pacientë, ndërsa janë shëruar 204 qytetarë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë