Subscribe

Pamjet që shihni i përkasin një stabilimenti të rritjes së pulave të kompanisë Aiba në Durrës, e cila është prekur nga gripi i shpendëve.

 

Rreth 125 mijë pula kanë ngordhur gjatë ditëve të fundit si pasojë e prekjes nga sëmundja. Situata është tejet e rëndë ndërsa kompania akuzon autoritetet shtetërore se nuk kanë marrë asnjë masë konkrete për groposjen e shpendëve.

 

ARMAND LLOLLI – KRYEVETERINER, AIBA

 

Prej katër ditësh që kemi ngordhje pulash dhe situata është tejet kritike. Asnjë nga autoritetet nuk ka ardhur të marri masa për eleminimin e karkasave të ngordhura. Detyrën e ka shteti, agjencia e mjedisit, pushteti vendor, shërbimi veterinar dhe tatimet për gjëra të tjera. Flasim alarmante sepse ka ndotje mjedisore.

 

Edhe pse të gjitha produktet janë tërhequr nga tregu problem mbeten pulat e gjalla, të cilat tashmë janë prekur nga ky grip.

 

ARTAN LUKU – ADMINISTRATOR

 

Dëmton jo vetëm fermat, por dhe shëndetin njerëzor. Kemi një ngërç mes ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të mjedisit, asnjera ska gjetur nje vend per groposjen e karkasave. Duhet eleminimi i te gjallave. Sepse jane me te rrezikshem tek keto te gjallat jo te ngordhura. Ka mungese ligjore per keto gjera.

 

E njëjta situatë është dhe në dy pulari të tjera të qytetit të Durrësit.

 

Në njërën prej të cilave aktualisht nuk ka mbetur asnje shpend. Deri më tani raportohet që të kenë ngordhur rreth 1 milionë pula, si pasojë e virusit por kjo shifer nuk eshte konfirmuar nga ministria e Bujqesise

 

Nga ana tjetër autoritetet thone se situata po monitorohet dhe se nga hetimi epidemiologjik bëhet fjalë për raste të izoluara. Ajo këshillon konsumatorët që të mos blejnë mish shpendësh pa certifikatë veterinare ose në kushte të papërshtatshme tregtie a magazinimi.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *