E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Situata nga moti në Gjirokastër, probleme vetëm në zonat e thella

Pas reshjeve të dëborës situata në Qarkun e Gjirokastrës duket se nuk ka probleme dhe se të gjitha akset rrugore janë të kalueshme me përjashtim të atij Kolonjë – Golem ku tashësia e borës ka shkuar 80 cm.

 

Në bashkinë Përmet, Këlcyrë dhe Memaliaj situata është paraqitur e qetë ndërsa në atë të Tepelenës rruga rurale në Njësinë Administrative Kurvelesh është e kalueshme me zinxhirë, pasi rreshjet e dëborës të rëna gjatë natës kanë arritur 20 cm.

 

Reklamë

Po ashtu probleme në lëvizje ka dhe në Bashkinë e Libohovës.

 

Furnizimi me energji elektrike bëhet normalisht në të gjitha njësitë e qarkut Gjirokastër si dhe nuk ka ndërprejre të procesit mësimor.

 

Si pasojë e reshjeve prurjet e lumit Vjosa janë në nivelin 2.2 m.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë