E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Situata nga Covid në Kosovë/ Asnjë viktimë në 24 orë

Njëzet e tetë raste me koronavirus u konfirmuan të premten në Kosovë.

Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, rastet e reja pozitive rezultuan nga testimi i 1,958 mostrave. Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 25 pacientë.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 431. Numri i qytetarëve të vaksinuar plotësisht është mbi 720,000.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës përsëriti të premten thirrjen për vaksinim, duke thënë se kjo “vazhdon të jetë mënyra më e lehtë, më e sigurt dhe më efikase për t’u mbrojtur” nga koronavirusi.

“Situata epidemiologjike, relativisht e qetë, nuk përbën arsye që qytetarët që kanë marrë dozën e parë të vaksinës ta vonojnë marrjen e dozës së dytë, sepse kjo e pamundëson arritjen e mbrojtjes efikase dhe të imunitetit të plotë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë