E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Situata nga COVID/ 55 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

A laboratory technician prepares COVID-19 patient samples for semi-automatic testing at Northwell Health Labs, Wednesday, March 11, 2020, in Lake Success, N.Y. The US Food and Drug Administration has approved faster testing protocols as the viral outbreak continues to spread worldwide. For most people, the new coronavirus causes only mild or moderate symptoms. For some it can cause more severe illness. (AP Photo/John Minchillo)

Në 24 orët e fundit janë kryer 1088 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 55 qytetarë.

 

22 në Tiranë, 9 në Fier, 3 në Patos, nga 2 qytetarë në Korçë, Konispol, Sarandë, Vlorë, Mallakastër, nga 1 qytetar në Shkodër, Kukës, Vorë, Roskovec, Finiq, Gjirokastër, Tepelenë, Maliq, Elbasan, Gramsh, Lushnje.

Janë 382 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Reklamë

 

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 11 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.
Janë shëruar 45 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,317 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (09 Prill 2022)

Raste të reja ditore 55
Të shëruar në 24 orë 45
Të shtruar në spitale 11
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1088

Testime totale 1,786,279
Raste pozitive 274,191
Raste të shëruara 270,317
Raste Aktive 382
Humbje jete 3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 219
Fier 44
Vlorë 39
Elbasan 21
Korçë 17
Berat 13
Durrës 9
Shkodër 8
Gjirokastër 6
Kukës 3
Lezhë 3

Vazhdo të lexosh

Reklamë