Eksperti për sigurinë Dritan Goxhaj i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borkaj në Vizion Plus, deklaroi se kushdo që do të fitojë zgjedhjet në SHBA nuk do të ndikojë në konfliktin në Lindjen e Mesme.
Ai theksoi se në qëndrimet e tyre zyrtare gjatë fushatës elektorale, as Trump dhe as Harris, nuk kanë dënuar genocidin ndaj popullit palestinez.
Lexo edhe :
Related Posts
“Sa i përket luftës mes Izraelit dhe Palestinës si Kamala Harris, si Trump, janë si dy qenë në duart e Netanjahut, nuk ka asnjë ndryshim. Të dyja palët nuk kanë deklaruar asnjëherë kundër genocidit, kundër terrorizmit që Izraeli po bën ndaj Palestinës dhe Libanit. Kush e kush t’i japë më shumë ndihmë Izraelit”, tha ai.
Po ashtu, ai theksoi se Izraeli dëshiron që SHBA të përfshihet në luftë me Iranit, por kjo nuk mun të arrihet pasi sipas tij SHBA nuk ka kapacitetet e duhura./vizionplus.tv









