Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve në Maqedoni, duke bërë thirrje për dialog “për interesin e të gjithë qytetarëve pa dallim etnie dhe jo retorikë që përshkallëzon situatën e tensionuar”.
Në një komunikatë MPJ thotë se “dhuna nuk ndihmon kurrsesi në zgjidhjen e situatës së krijuar dhe qytetarët e Maqedonisë presin daljen sa më parë nga kriza dhe vijimësinë e procesit të funksionalizimit të institucioneve në rrugë demokratike”.





