E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Situata në kufi/ Çdo ditë kapen nga 30 deri në 40 shtetas që vijnë nga vendet në konflikt

Çdo dite nga policia kufitare dhe Frontex kapen nga 30 deri ne 40 shtetas qe vijne nga vendet ne konflikt.

Nje gje e tille behet me dije nga  burime te siguruara prane stacionit policor te Kapshtices burim qe tha se vetem mengjesin e sotem jane kapur ne vijen e gjelber 20 shtetas te huaj, kryesish marokene, algjeriane, siriane e kurde.

Reklamë

Nje pjese e te cileve pasi intervistohen i dorezohen policise greke ndersa nje pjese e vogel akomodohen perkohesisht ne stacionin policor.

Per te perballuar fluksin ne rritje te kalimeve nga Greqia ne drejtim te vendit tone policia kufitare si dhe Frontex kane shtuar oraret e sherbimeve si dhe forcat policore kryesisht ne ato shtigje te reja qe po perdoren nga emigrantet.

Më shumë video

Reklamë