Drejtori i operimit dhe tregtimit në KEESH, Erlad Elezi, ka folur mbrëmjen e sotme për Vizion Plus në lidhje me situatën energjitike në vend dhe ndikimin e reshjeve të shumta të orëve të fundit.

 

Në bisedë me moderatorin Roland Zili, Elezi tha se reshjet e orëve të fundit kanë patur një ndikim pozitiv për situatën në hidrocentralet e vendit.

 

Elezi u shpreh se hidrocentrali i Fierzës është është mbyllur prej datës 11 shtator dhe konsumi vendas po përballohet me prodhimin e energjisë në Vaun e Dejës, Koman dhe importin e javës së shkuar.

 

“Reshjet e orëve të fundit kanë pasur ndikim pozitiv në situatën e hidrocentraleve. Në fakt i kishim parashikuar këto reshje që prej datës 11, u morën masat që të uleshin nivelet e liqeneve Koman dhe Vau i Dejës dhe të bëheshim gati si koroporatë për përballimin e këtyre prurjeve. Fierza ka ndaluar punën që prej datës 11 shtator dhe i gjithë konsumi vendas po përballohet nëpërmjet importit që KESH kishte kryer javën e kaluar dhe prodhimit në hidrocentralin e Komanit dhe Vaut të Dejës.”

 

Më tej Erald Elezi shtoi se një e mirë tjetër që sjellin reshjet është edhe ulja e konsumit të energjisë nga popullata vendase duke bërë kështu edhe më të përballueshëm konsumin.

 

Për sa i përket çmimit të energjisë në tregun ndërkombëtar, Elezi tha se piku u arrit në muajin gusht por edhe pse në muajin shtator çmimi është ulur, nuk është kthyer në situatën e mëparshme.

 

“Dy javët e fundit të gushtit kanë patur çmimin pik, rreth 1047euro për megavat orë por java e parë e shtatorit ka relaksim. Kjo nuk do të thotë që çmimet kthehen në nivelin e mëparshëm por janë me 400-500 euro. Situata vijon të mbetet e vështirë. Priten relaksime të tjera sidomos për rajonin pasi edhe njësitë e rajonit prodhoijnë.”

 

Për sa i përket situatës energjitike gjatë dimrit, Elezi tha se mbetemi njësoj të kërcënuar nga një krizë e mundshme po aq sa edhe Europa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *