Në mbledhjen e këshillit bashkiak nuk ka shkuar jashtë vëmendjes as gjendja financiare që po kalon Sport Klub Elbasani dhe konkretisht ekipi I futbollit. Në këtë mbledhje kreu I Bashkisë z.Qazim Sejdini tha para këshilltarëve se Tatimet kanë kërkuar shpalljen e falimentit të klubit për shkak të borxhit të akumuluar dhe detyrimeve të pashlyera. Sinkron (Qazim Sejdini) Kryetar I Bashkisë Elbasan Por nga ana tjetër, Bashkia është duke kërkuar rrugëzgjidhje të cilat do të bëjnë të mundur nxjerren e klubit nga situata e vështirë në të cilën ai ndodhet.  Prej dy vitesh ekipi I futbollit të qytetit është duke kaluar vështirësi financiare, ku deri pak kohe rrezikonte zbritjen në kategroinë e dytë. Me një vendim të këshillit bashkiak, bashkia e qyteti ndërhyri duke blerë aksionet e njërit prej aksionereve të klubit, me qëllim nxjerrjen nga situata e vështirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *