Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 August 2026
Vizion fokus

Situatë alarmante nga zjarret në Tiranë, flakët vijojnë të...

Zelensky: Disa rajone u rikthyen nën kontrollin e Kievit

Mbyllet dita e 74 e protestës, nis marshimi në...

Bullgaria po mendon kufizimin e përdorimit të mediave sociale...

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes jep...

Zjarr në Zhejë të Kurbinit, flakët përparojnë në zonat...

“Hipi makinës ik”, situatë apokaliptike në Daias: Flakët “vërshojnë”...

Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh...

“Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike”, Rama...

Zelensky: Ukraina ka rimarrë 745 km katrorë gjatë një...

“Situata dramatike, terror i gjallë”, pronari i bujtinës në Theth: Janë anuluar 80% të rezervimeve

10 Korrik 21:52

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Thethit dhe përplasja e forcave të policisë me banorët, ka qenë kryefjala e ditëve të fundit në media.

Aksioni nisi pas një deklarate publike të kreut të qeverisë Edi Rama, i cili tha se “zemra” e Thethit ishte plagosur nga ndërtimet pa leje.

Ai ngriti pikëpyetje mbi vendimin e prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli për të mos ndjekur penalisht autorin e kësaj shkeljeje, duke e akuzuar institucionin për neglizhencë dhe për mbrojtje të interesave të paligjshme në dëm të pasurive të përbashkëta të vendit.

Në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, të moderatores Pranvera Borakaj u diskutua pikërisht kjo çështje “e nxehtë”.

Nikë Guri, pronar bujtine në Theth në një lidhje të drejtpërdrejtë në emision, tha se situata në zonë për shkak të prishjeve është dramatike. Zoti Guri tha se rreth 80% e rezervimeve janë anuluar gjatë ditëve të fundit.

Pjesë nga biseda:

Nikë Guri: Aktualisht është dramatike situata për shkak të prishjeve. Këtu është një terror i gjallë. Faji është i joni, i shtetit, faji është që nga ’90 e këtej.  Unë nuk jam dëmtuar. Unë jam dëmtuar para 4 vitesh. Mu dogj hoteli me 22 dhoma dhe sot nuk më ka ardhur radha akoma. Pres radhën të vijë tek unë. Ne nuk disponojmë asnjë letër.

Pranvera Borakaj: Ju keni dokumente që nuk njihen?

Nikë Guri: Po.

Pranvera Borakaj: Në të gjitha takimet që keni pasur me përfaqësues të pushtetit lokal dhe qendror, a keni kërkuar zgjidhje të kësaj problematike që keni ndër vite?

Nikë Guri: Kush nuk do të shkelë në tokën e vet me letra. Ne jemi në tokën tonë, jemi trashëgimtarë, por me letra jo. Nuk kemi asnjë lloj letre. Këto letra që i kemi të trashëgimisë nuk na i njeh shteti.

Pranvera Borakaj: I jeni drejtuar Gjykatës?

Nikë Guri: Gjykata thotë nuk i njoh.

Pranvera Borakaj: Çështjet e pronësisë si i keni zgjidhur?

Nikë Guri: E vetmja zonë sot për sot në Shkodër është Dukagjini që nuk ka asnjë konflikt prone. Ia thamë kryeministrit vjet dhe tha “do bëhen të gjitha”. Erdhi solli 200 legalizime. Tani po na shembin të gjitha shtëpitë. Deri tani janë shembur 30-40 objekte.

Pranvera Borakaj: A ka pasur inspektorë gjatë kohës që po ndërtoheshin këto projekte, a ju kanë thënë që s’duhet t’’i ndërtoni?

Nikë Guri: Po përditë, na kanë bërë letrat që të ndalojnë punimet. Por ne i kemi vazhduar sepse këtu ka një kërkesë shumë të madhe nga turistët. Duke i parë kërkesat kemi vijuar me ndërtimet. Në Theth sot janë 150 bujtina, që janë taksapaguese. Ne jemi të rregullt me anën e shtetit, i paguajmë taksat të gjitha, por ne jemi të penalizuar që nga ’90 e tani.

Pranvera Borakaj: Pse erdhi ky aksion tani?

Nikë Guri: Atë e di kryeministri. Që të humbë turizmin në Theth. Deri tani janë bërë 200 legalizime, por nuk kamë dëgjuar që të kenë marrë tapi.

Pranvera Borakaj: A ka turistë ndërkohë?

Nikë Guri: Mua 80% më janë anuluar. Sot nuk kam asnjë në bujtinë. Janë anuluar rezervimet, 80-90%.

Posted Under:
Kryesoret Vendi

Nga e njëjta kategori

Karaburun/ Ndërtuan pa leje në Shën Jan, arrestohet njëri prej ndërtuesve dhe shpallet në kërkim ortaku i tij

më shumë...

Kërcënon transporti urban: S’kemi marrë kompesimin për naftën, do reduktojmë autobusët!

më shumë...

Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh përplasjet e forta në takimin mes Ramës dhe kryebashkiakëve të majtë

më shumë...

Zjarret në Krujë, nis evakuimi i banorëve në lagjen “Abaze”

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:19

Situatë alarmante nga zjarret në Tiranë, flakët...

10:11

Zelensky: Disa rajone u rikthyen nën kontrollin...

10:11

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët...

10:04

Mbyllet dita e 74 e protestës, nis...

9:45

Bullgaria po mendon kufizimin e përdorimit të...

9:34

A duhet ta lajmë fytyrën çdo mëngjes?

9:16

Situata e zjarreve në vend, Ministria e...

8:44

Zjarr në Zhejë të Kurbinit, flakët përparojnë...

8:41

Karaburun/ Ndërtuan pa leje në Shën Jan,...

8:30

Po përpiqeni t’i forconi dhe t’u jepni...

8:07

Spektakël në qiell! Eklipsi total i Diellit...

7:36

Kërcënon transporti urban: S’kemi marrë kompesimin për...

6:46

“Hipi makinës ik”, situatë apokaliptike në Daias:...

6:30

Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion...

6:27

Zjarret në Krujë, nis evakuimi i banorëve...

6:22

“Shqipëria e para në botë për sigurinë...

6:21

Zelensky: Ukraina ka rimarrë 745 km katrorë...

6:00

Tiranë/ Zjarr i përmasave të mëdha në...

5:47

Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër...

5:42

Zjarri në Lurë, Lamallari: Luftë intensive me...

Më të klikuarat

  • “Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dy...
  • Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh p...
  • Risi në aeroportin e Rinasit për nënat me fëmijë dhe gratë s...
  • E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë...
  • Sot eklipsi diellor, spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.