Ambasada e Shqipërisë në Kinë ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët që jetojnë në Kinë të regjistrohen. Duke qenë se e gjithë bota është e alarmuar për shkak të koronavirusit, ambasada ka apeluar për të dhënat e çdo shqiptari në Kinë. Kjo bëhet me qëllim që të jetë më i lehtë identifikimi i tyre në rast të prekjes nga virusi.

 

“Ftohen të gjithë shtetasit shqiptarë si dhe bashkëkombasit e trevave shqiptare që studiojnë apo punojnë në Kinë të njoftojnë pranë ambasadës identitetin, aktivitetin (angazhimin) si dhe vendndodhjen (adresën) dhe telefonin ose wechatin. Regjistrimi në data-bazën tonë do të ishte i dobishëm për çdo rast nevoje mbështetje reciproke përfshi dhe ndjekje situatash me risk të lartë shëndetësor si kjo që po kalojmë. Lutem identifikohuni në e-mailin tone: [email protected].”

 

Kina është izoluar pas shpërthimit të virusit vdekjeprurës, ndërsa këtë të hënë Mongolia ishte vendi i radhës që urdhëroi mbylljen e universiteve për të parandaluar përhapjen e kornavirusit. Edhe në Aeroportin “Nënë Tereza” në vendin tonë janë shtuar masat e sigurisë për çdo hyrje-dalje të kinezëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *