Sistemi “VAR” në Champions

UEFA bën një gjysmë hapi pas në lidhje me qëndrimin e saj për të mos përdorur sistemin VAR sezonin e ardhshëm në Champions dhe Europa league.
Pas protestave të mëdha në sezonin aktual të disa klubeve europiane në lidhje me gabimet e gjyqtareve, si rastet e Psg, Juventus dhe Bayern Mynih kundër të njëjtit kundërshtar Real Madrid por edhe protestat e Romen për sfidat ndaj Barcelonës dhe Liverpulit apo edhe gabimet në duelin Manchester City-Liverpol, duket sikur kreu i UEFA-s Ceferin dhe stafi i tij po reflektojnë seriozisht mbi përdorimin e teknologjisë për vendimet e gjyqtarëve.
Qeveria e futbollit Europian po merr në konsiderate idenë për ta përdorur sistemin VAR në UEFA Champions League por edhe ne Europa League vetëm në sfidat me eliminim direkt e deri ne finale.
Pak muaj më parë Ceferin përjashtonte këtë opsionin për sezonin 2018-2019 me justifikimin se sistemi var kishte krijuar shumë konfuzion edhe ne kampionatet elitare ku po aplikohet. Por duket se ai është i detyruar të dëgjoje dhe te reflektoje pas protestave te federatave te mëdha mbi polemikat e krijuara në disa ndeshje te rëndësishme të UEFA Champions League në muajt e fundit. Aplikimi i sistemit VAR duke nisur nga ndeshjet kualifikuese ne korrik-gusht është praktikisht ia pamundur për arsye financiare por kur në garë mbeten vetëm skuadrat e federatave të rëndësishme pas fazës së grupeve, gjithçka është e realizueshme pasi edhe kosto ulet ndjeshëm.
Në fund të fundit për një kompeticion kaq spektakolar që gjeneron qindra milion euro është e pakuptueshme të prodhojë sërish kaq polemika dhe tension dhe Ceferin këtë gjë e di fare mire.




