Subscribe

Situata e pazakontë e mungesës së reshjeve gjatë këtij sezoni dimëror ka bërë që Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë të pezullojë investimet në rrjet. Sipas të dhënave fondi për import  energjie ka tejkaluar shifrën e 100 mln eurove gjatë muajve të parë të vitit duke bërë që kompania të cenojë fondin e parashikuar për investime. Nisur nga kjo situatë krize, ish drejtori i Kesh, Gjergj Bojaxhi thotë se përveç kushteve atmosferike, sistemi ka probleme edhe të mënyrës se si po menaxhohet, sidomos në tenderat e blerjes së energjisë.

 

E gjithë kjo situatë sipas Bojaxhiut, ka një kosto të shtuar që sipas tij llogaritet deri në 50 mln $, pasi çmimi me të cilin po blihet energjia është i shtrenjtë, për shkak të kritereve të përcaktuara.

 

Në 2018, sektori i energjisë dha një kontribut pozitiv, për shkak të prodhimit të lartë, ndërsa 2019 parashikohet një vit problematik, çka për rrjedhoje duket se tejkalimi i kësaj krize do të kërkojë ndërhyrje buxhetore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *