Farmacitja e arrestuar të enjten nga Policia e Lezhës, me akuzën se lëshonte test COVID të falsifikuara, u lirua nga qelia. 25-vjeçarja, Kristjana Luka u njoh këtë të shtunë me masen e sigurisë në Gjykaten e Lezhës.

 

Në seancen e zhvilluar me dyer të mbyllura, e reja nuk ka folur asnjë fjalë në lidhje me akuzat e ngritura, por ka qenë avokati që tha se e reja ka qenë thjeshte punonjese në farmaci dhe se nuk kishte dijeni se aty kryheshin teste COVID fiktive.

 

Pasi dëgjoi palët, gjykata e cilësoi të ligjshem ndalimin e 25-vjeçares dhe vendosi ndaj saj masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ashtu siç kishte kërkuar prokuroria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *