Subscribe

Dhjetëra refugjatë të paligjshëm nga vendet e lindjes tentojnë çdo ditë të kalojnë kufirin shqiptar nga Greqia,  për të emigruar më pas drejt vendeve te perëndimit

Një pjesë e madhe e tyre kapen nga policia kufitare e Frontex, ndërsa shumë të tjerë provojnë të futen ilegalisht me ndihmën e trafikantëve, të cilët u premtojnë kalimin drejt vendeve të BE kundrejt parave.

Edhe ky grup emigrantësh sirianë prej më shumë se një muaji po qëndron në vijën kufitare mes Greqisë e Shqipërisë. Ata kanë ngritur një mini kamp ku kalojnë natën, ndërsa tregojnë se çdo ditë përpiqen të futen ilegalisht në territorin shqiptar me shpresën se do kenë një mundësi për të shkuar në vendet e Bashkimit Europian.

 

EMIGRANT SIRIAN

 

Unë jam Ahmed, unë jam nga Siria. Edhe nëse flas, ju nuk mund ta zgjidhni problemin tim, po ashtu dhe Kombet e Bashkuara (OKB) nuk mund ta zgjidhin problemin tim. Tortura është e njëjtë, pa ndryshim. Ne jemi ata që shkojmë dhe vijmë. Këtu po flemë, a është ky vend i përshtatshëm për një qenie njerëzore?Unë dua të qëndroj në çdo vend për të punuar dhe për të marrë të ardhura dhe për të dërguar para për familjen time, por ata nuk po na lejojnë të qëndrojmë këtu. Pra, unë dua të shkoj në Evropë sepse ata janë të vetmit që na pranojnë. Këtu ata nuk po na lejojnë.

 

EMIGRANT

 

Ne duam të shkojmë në Evropë, ose çdo vend na pranon sepse duam të mbështesim familjet tona në Siri. Shqipëria nuk na lejon të qëndrojmë apo edhe të kalojmë në Evropë, gjithashtu Greqia nuk na lejon të kalojmë apo edhe të kthehemi në Turqi.

 

Ata thonë se po përballen me kushte ekstreme ndërsa po u mbarojnë dhe paratë për ushqim.

 

EMIGRANT

kemi një muaj që tentojmë të hyjmë në territorin shqiptar. këto janë shtretërit tanë. Është një problem i madh sepse gjatë natës moti bëhet shumë i ftohtë. Këtë zjarr e ndezim këtu, por nuk na ndihmon dhe po vdesim nga i ftohti. Ne përpiqemi në mëngjes, por policia na kap e na kthen sërish mbrapsht.

 

EMIGRANT

Duam te ikim në Serbi e më pas në Gjermani apo Austri. Ne nuk kemi bukë dhe celularët dhe gjërat tona na i kanë marrë. Ne nuk kemi asgjë, por sërish duam të provojmë. Është një problem i madh, policët nga Shqipëria po na marrin gjithçka. Greqia nuk po pranon azilkërkues. Nuk kemi rrugë ku të shkojmë.

 

E vetmja alternativë për këta emigrant mbeten banorët e fshatit Trestenik, mes të cilëve Adem Medolli, pronar i një dyqani të vogël, të cilin refugjatët e thërrasin me emrin “Baba Idrizi”, pasi i ndihmon me ushqime.

 

ADEM MEDOLLI – BANOR I FSHATIT TRESTENIK

Vijnë marrin ushqime e më pas largohen në kufi në pjesën greke. Vijnë nga Selaniku, rrinë aty. Marrin ushqime. Shpesh i kap policia kufitare dhe frontex dhe i kthen në kufi. Nuk bëjnë as rrëmuje as gjë. I blejnë. I ndihmojnë dhe fshataret.

 

EBIM URUÇI – BANOR I FSHATIT TRESTENIK

Vijnë kërkojnë ndihmë. Kur je pa shtëpi pa gjë. Ka patur një grua që ka lindur në dimër. Dhe e kemi ndihmuar. Jetojnë në kushte të vështira. Kërkojnë ndihme kur s’kane leke.

 

Çdo ditë nga policia kufitare dhe Frontex kapen në vijën e gjelbër më shumë se 100 shtetas që vijnë kryesisht nga vende në konflikt.

 

TITRA:

SIRIANET NE KUFIRIN SHQIPTAR

 

QENDROJNE NE KUSHTE TE RENDA, SHPRESOJNE KALIMIN DREJT EUROPES

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *