SHBA dhe Rusia njoftuan arritjen e nje marrëveshjeje per armëpushim ne Siri, qe pritet te hyje ne fuqi te hënën, por situata ne terren nuk është aspak optimiste. Vetëm gjate orëve te fundit nga sulmet ajrore ne zonat e kontrolluara nga rebelet kane gjetur vdekjen mbi 100 civile. 60 prej tyre humben jetën si pasoje e nje sulmi ne nje treg ne qytetin Idlib, kurse pjesa tjetër nga sulmet ne Alepo. Te tjera sulme kane ndodhur ne disa qytete siriane dhe qindra civile kane mbetur te plagosur. Edhe ne zonat e kontrolluara nga qeveria është e njëjta situate, ndonëse me numër me te vogël viktimash. Sulme me raketa jane kryer nga militante te Shtetit Islamik. Ne pese vitet e konfliktit ne Siri numërohen rreth 250 mije viktima, ndërsa miliona njerëz kane braktisur vendin, duke kërkuar strehim ne shtetet e BE. Përpjekjet e deritanishme per armëpushim kane rezultuar pa sukses dhe sulmet e fundit kane vene ne pikëpyetje edhe zbatimin e marrëveshjes per ndaljen e luftimeve per nje periudhe 10-ditore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *