E enjte, 17 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Sipërmarrësit italianë: Duam siguri

Pompeo Tria është nje investitor italian në fushën e elektroshtëpiakeve, që operon prej tre vitesh në Shqipëri. Ai dëshiron të shtrij investimin edhe në sektorin e energjisë, por kryesore sipas tij për të përmirësuar klimën ekonomike është ofrimi i një drejtësie të barabartë për këdo.

 

Kjo ka qenë kërkesa kryesore e investitorëve italianë gjatë një forumi ekonomik të zhvilluar në Tiranë, kërkesë e cila është përforcuar edhe nga Ambasadori italian.

 

“Prezenca  e larte e sipërmarrjes sot konfirmon se jo vetëm Italia ka besim te Shqipëria, por edhe investitorët. Reformat e qeverise po cojne vendin para. E rëndësishme është zbatimi i reformës ne drejtësi, sepse lufton krimin dhe korrupsionin. E rëndësishme është edhe bashkëpunimi mes rajonit. Shqipëria nëpërmjet projektit Tap, ze ve vend te rendesishem. Kjo u jep mundësi edhe kompanive italiane. Nëse kete vit do te hapen negociatat per bashkimin europian, per Shqipërinë do te hapet nje sfide e ere. Por mendoj se ajo qe është me e rëndësishme eshte bashkëpunimi mes kompanive tona, duke ndihmuar Shqipërinë ne rrugën evropiane.”

 

I pranishëm në këtë forum ishte edhe kryeministri Rama. Sipas tij, Shqipëria ka dy avantazhe në raport me Italinë, taksat e ulëta si dhe ka më pak burokraci.

 

Rreth 180 përfaqësues kompanish italiane janë bërë pjesë e forumit për të parë mundësitë e investimit në Shqipëri. Degët kryesore ku italianët duan të investojnë janë energjia, infrastruktura si dhe agroindustria.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video