Subscribe

Ish i përndjekuri politik, Simon Mirakaj, i cili kaloi një jetë në internim, ka rrëfyer në “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus, disa nga historitë më të dhimbshme të jetës së tij.

Ai ka treguar se operativët e sigurimit ishin çnjerëzorë në sjelljen e tyre gjatë komunizmit.

I pyetur ga Pranvera Borakaj nëse kishte tkauar ndonjë nga persekutorët e tij në demokraci, Mirakaj tregoi një rast.

Pasi ishte prishur sistemi dhe unë isha fejuar, dhe kisha qenë nga vjehrra në “Varri Bam” po prisja autobusin për të shkuar në punë, kur në një moment dëgjoj një zë që më thërriste o Moni o Moni, kthej kokën shoh operativin, ishte si me pa gjarprin. Bëra sikur se pashë, por ai mu afrua dhe më thotë hajde pimë një kafe. I them pranoj por me një kusht, që kafen ta paguaj unë. Ulemi dhe i them, mos i jap ato deftere se unë e kam para syve sjelljen tënde. Na kishin hedhur trutë e gomarit më tha”, u shpreh Simonaj në “Quo Vadis”.

Ndërkohë Mirakaj tregoi se një nga pengjet më të mëdha të jetës ishte që nuk e kishte tkauar kurrë babain e tij, i cili ishte arratisur në Amerikë ku edhe kishte ndërruar jetë.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *