Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 April 2026
Vizion fokus

Rama në Barcelonë për samitin ndërkombëtar “Në Mbrojtje të...

Paralajmëron Irani: Ngushtica e Hormuzit nuk do të mbetet...

Protesta e opozitës, 22 të shoqëruar, 11 të arrestuar

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës dhe...

Trump: Armëpushimi me Iranin mund të përfundojë nëse nuk...

Masakër mjedisore në Milot, vijon prej orësh djegia e...

Tensionet në protestë, Lamallari: Shqipëria s’do të merret peng...

Mbyllet protesta e PD, Berisha: Nuk ka forcë në...

FOTO/ Çanta të mbushura me molotov, ndalohen 4 protestues

Noka: Nuk do të ndalemi, qeveria i ka ditët...

Silva Caka: Do ta shihni masakrën e vërtetë elektorale në Berat, do të ketë padi

19 Maj 09:41

Sekretarja për Çështjet Zgjedhore në LSI, Silva Caka deklaroi se në Qarkun e Beratit, gjatë zgjedhjeve, është bërë një masakër dhe se për këtë ka prova.

 

Në një intervistë për emisionin “7 pa 5” në “Vizion Plus”, me gazetarin Thimi Samarxhiu, Caka tha se mandati i LSI-së në Berat është humbur për shumë pak vota.

 

“Presim që të zbatohet ligji. Provat janë aty, nuk ka nevojë të bëhet as shkencë, as të shpiket rrota. Pothuajse në të gjitha kutitë e Beratit ka patur problematika, shkelje dhe ka patur tentativa për t’i mbuluar ato. Nga dokumentet dhe pamjet filmike, na rezulton që mandati i LSI në Qarkun e Beratit ndodhet në ato kuti dhe është vjedhur në forma të ndryshme, gjatë numërimit dhe votimit. Ka persona që kanë votuar në qendra të ndryshme votimi. Duhet të kërkojmë pamjet filmike të qendrave të votimit dhe me audio sepse ka pasur edhe problematika të tjera, ka pasur njerëz që kanë tentuar të fotografojnë votën. Në Berat ka problematika të natyrës që nuk kanë qenë të rregullta kutitë që nga ardhja. Sot do të shihni që në Qarkun e Beratit është bërë një masakër e vërtetë. Nuk e di sesi këta njerëz mund të jenë kaq të verbër sa të firmosin dhe pranojnë çdo shkelje. Në Berat është vjedhur për 77 vota, edhe në Durrës, Korçë. Në Gjirokastër është bërë një orkestrim i tërë vetëm që të mos dalë Vangjel Tavo deputet.”

 

Silva Caka paralajmëroi padi për këdo që ka manipuluar zgjedhjet.

 

“Një numërues i vetëm nuk ka çfarë të bëjë përpara tre të tjerëve. Për çdo person që ka qenë dhe ka firmosur në tavolina të ndryshme, do të kemi padi për çdo numërues që kanë kryer shkelje të kësaj natyre, duhet të përballet me drejtësinë.”

 

 

 

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
7 pa 5 Manipulime Prova Silva Caka Thimi Samarxhiu Vizion Plus zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Rama në Barcelonë për samitin ndërkombëtar “Në Mbrojtje të Demokracisë”

më shumë...

Protesta e opozitës, 22 të shoqëruar, 11 të arrestuar

më shumë...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës dhe benzinës

më shumë...

Trump: Armëpushimi me Iranin mund të përfundojë nëse nuk arrihet një marrëveshje deri të mërkurën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:21

Rama në Barcelonë për samitin ndërkombëtar “Në...

10:11

Vetëm 20 minuta jashtë në mëngjes mund...

9:23

Paralajmëron Irani: Ngushtica e Hormuzit nuk do...

9:04

Protesta e opozitës, 22 të shoqëruar, 11...

8:55

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e...

8:38

Trump: Armëpushimi me Iranin mund të përfundojë...

8:26

“Merr kohë për veten”, parashikimi i yjeve...

8:22

Ministri Lamallari viziton në spital policët e...

1:32

Klodi takohet me bashkëshorten: Kur të dal...

1:25

25 vite diferencë, Klodi tregon marrëdhënien e...

12:38

Indri i dyzuar për lidhjen me Vanesën:...

12:27

Vanesa ndahet nga i dashuri: I kam...

12:16

3 fermerë në televotim, kush largohet ditën...

11:44

Masakër mjedisore në Milot, vijon prej orësh...

11:39

Gati për tu përballur me sfidën, kush...

10:40

Masakër mjedisore në Milot, vijon prej orësh...

10:37

“Soni shkon në club, unë në festivale”,...

10:27

Zbulohet arsyeja, ja pse Jonida Maliqi u...

10:16

Tensionet në protestë, Lamallari: Shqipëria s’do të...

10:05

Mbyllet protesta e PD, Berisha: Nuk ka...

Më të klikuarat

  • 25 vite diferencë, Klodi tregon marrëdhënien e veçantë me ba...
  • “Nuk kam qenë nuse e asaj shtëpie, por vajzë shpirti...
  • Vanesa ndahet nga i dashuri: I kam vënë kapak me personin ja...
  • “Ka fantazma”, okultisti tregon vendin mistik në...
  • “Soni shkon në club, unë në festivale”, Jonida M...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.