Policia e Tiranë ka arrestuar një 31 vjeçar i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

 

Shpërndarësi i drogës Fabian Bega e siguronte drogën në Durrës dhe më pas e shiste nëpër Tiranë. Pasi siguronte lëndën narkotike në sasi 500 gramë deri në 2 kg ai e ndante në porcione të vogla, të cilat më pas i shiste në zonën e “Don Boskos”, në rrugën “Mine Peza” dhe në afërsi të Zogut të Zi, kundrejt vlerës 8000 lekë të rinj një dozë me kokainë.

 

31-vjeçari lëvizjet nga Durrësi në Tiranë, i bënte me transport publik, ndërsa brenda Tiranës lëvizte me këmbë, që të ushtronte aktivitetin e tij pa u vënë re nga shërbimet e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *