Subscribe

Fejesa e Platorit, djali i ciftit të famshëm të muzikës popullore nga Kosova, Mihrije Braha dhe Naim Abazit, bëri xhiron e rrjetit.

 

Këngëtarja Mihrije Braha dhe Naim Abazi kanë qënë sot të ftuar në emisonin Vizioni I Pasdites për te folur mbi fejesen e djalit të tyre Platorit të organizuar më 28 Maj.

 

Lidhur me Tringën, të fejuarën e djalit të tyre të vetëm, ata u shprehën se ajo zëvëndëson një vajzë që ata se kanë pasur kurrë.

 

“Mendoj se jam përmbush në jetë në mungesë të një vajze, na ka munguar një vajzë në shtëpi. Kështu që tnai kemi Tringën, jemi lumturuar, na ka lumturuar Platori deri në pafundësi’’.

 

Këngëtarja e njohur u shpreh se është e lumtur për të fejuaren e djalit sikur ta kishte lindur vetë ajo.

 

“I ka disa tipare të mia është tamam një vajzë sikur ta kisha bërë unë ta kisha sjëllë unë në jetë sepse është si ajo vajza që i ngjan mamase bashke me vese. Duket që na ka takuar Zoti në momentin e duhur”, u shpreh kengetarja Mihrije Braha.

 

Kurse për sa i përket dasmës ata thanë se është në dorën e ciftit dhe do të jenë të ftuar të gjithë miqte e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *