Subscribe

Kryeministri Edi Rama u ndal këtë të premte në Skrapar, ku foli për krisjen e marrëdhënies së tij me presidentin Ilir Meta.

Pa Skraparin, shprehet kreu i qeverisë, Meta do të ishte askushi.

Gjatë fjalës së tij, ai e konsideroi LSI-në një “mollë të kalbur”, ndërsa përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi.

Sipas Ramës, shkak i prishjes së koalicionit u bë reforma në drejtësi, për të cilën kryesocialisti tha se Meta ishte kundër.

“Në vitin 2009, Skrapari nuk e votoi, e bekoi Ilir Metën, i dha një bekim shumë të madh, në një betejë të cilën ai e nisi për arsyet e asaj kohe dhe në një betejë ku u duk sikur partia që ai krijoi ishte aty për tju dhënë hapësirë dhe vend shumë njerëzve të mirë, të ndershëm, të rinjve që nuk ndiheshin mirë, të përfshirë. Patjetër që në atë kohë, sfida që bëri Ilir Meta, ishte shumë e madhe dhe në atë sfidë ishte Skrapari fuqia që i dha atij një shtytje shumë të rëndësishme për të mos e humbur sfidën. Aty ishte dhe Spartaku, në 2005. Ishin edhe shumë të tjerë, pastaj gjërat ndryshuan. Nën ndikimin e Spartakut, të tjerëve por dhe dëshirën time për t’i dhënë komunitetit socialist një mundësi të re, ne u bashkuam dhe fituam. Pastaj përsëri u ndamë dhe kthehem prap te 2009, ishte po Skrapari që i tha qëndro. Ilir Meta bëri të pabëshmen, për Skraparin në radhë të parë, shkoi dhe u bashkua me Saliun, një forcë që me Skraparin nuk ka patur asnjë lidhje. Ilir Meta e ktheu Skraparin në një zonë ku peshorja u përmbys. Gjërat shkuan me bindjen se në fund të ditës, gjërat personale janë shumë të vogla përballë interesave të mëdha të vendit, u ndërtua një tjetër bashkim dhe dihet rezultati. Ne krijuam në qeveri shumë të fortë, me mbështetje shumë të fortë në Parlament. Në atë qeveri ne do të ndërmerrnin reformën më të vështirë, që askush nuk kishte guxuar ta imagjinonte, jo më ta ndërmerrte dhe ta çonte deri në fund. Kur paketa e reformës mori trajtën e vet përfundimtare, filloi krisja. Unë i jam shumë mirënjohës Nasipit, i cili në asnjë moment nuk e reflektoi në punë e tij si Ministër Drejtësi krisjen që kishte filluar mes meje dhe Ilir Metës, në fakt mes Ilir Metës dhe Reformës në Drejtësi. Gjërat arritën në pikë ku o Ilir Meta do votonte reformën, o do prishej mazhoranca.. Meta më ka thënë duke parë detin në Lalëz, e shikon tha, sikur flota e gjashtë amerikane të vij këtu, t’i drejtojë tytat tek shtëpia ime, ajo reformë nuk votohet. Unë i thashë do e votosh.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *