Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
05 June 2026
Vizion fokus

Protestat, Shkurti: Kjo klasë politike po qelbet dhe duhet...

Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më të madhe...

Shkurti: E tmerrshme të mendosh se protestat janë të...

Shkurti: Kush është armiku i huaj që përmend Rama?...

Vengu: Çfarë është kjo teori që po shesim Shqipërinë?...

“Protesta ka dalë përtej Zvërnecit”, Kikia: Kjo është Gjenerata...

Shkurti: Në Tiranë protestohet kundër keqqeverisjes

“Banorët e Zvërnecit duan zhvillim”, Vengu në QUO VADIS:...

Protesat për Zvërnecin, Gashi: Uji që na hodhën ishte...

Vrasja e efektivit në Maliq, Vengu: Do të shpallet...

Siguria në shkolla, opozita interpelancë me Kumbaron, ministrja: Dhuna dhe bullizmi faktor global, shkak rrjetet sociale

12 Shkurt 13:40

Siguria në shkolla ishte interpelanca që dy deputetët e opozitës Erisa Xhixho nga Partia e Lirisë dhe Erald Kapri nga Partia Mundësia kërkuan me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro.

Teksa sollën në vëmendje ngjarjen e rëndë ku humbi jetën Martin Cani, deputetët kërkuan informacion nga ministrja për sigurinë në shkolla dhe masat që janë marrë.

“Dua të flas për një problem të rëndë se kur goditet një fëmijë në shesh imagjinoni se sa të sigurt janë në shkollat shqiptare, arsimi ndodhet në emergjencë kombëtare. Ngjarja tragjike e Martin Canit tronditi shoqërinë dhe duhet të kishte shërbyer si moment reflektimi për dhunën në shkolla dhe sigurisë së nxënësve. Qeveria zgjodhi ta përdorë këtë ngjarje për politikë. E përdori si justifikim për të mbyllur tik tok, tentativë për censurë. Sipas KLSH oficerët kanë frikë të raportojnë për incidente, në vend që të mbrohen fëmijët, mbrohet imazhi institucional. Instrumentet për matjen e riskut në përdoren. Ministria nuk ka asnjë panoramë për nivelin e rrezikut në shkolla. Vetë KLSH evidenton se disa oficerë shmangin raportimin në polici për të mos prishur marrëdhëniet me drejtuesit.

Rastet e fundit, tragjedia në Durrës, një gjimnazit u godit me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar. Në Shkodër një përleshje masive mes adoleshentëve. Në Kamzës ku dy 16-vjecarë mbetën të plagosur. Armët e ftohta, konsumi  i drogës janë bërë shqetësime të zakonshme. 2750 dhune janë raportuar në shkollat e vendit 2022-2023. Qeveria nuk ka reflektuar dhe nuk ka marrë masa reale. Fatkeqësia e Martin Canit u përdor për propagandë. Sot shqiptarët duan përgjigje, jo propagantë dhe jo censurë”, tha ndër të tjera Erisa Xhixho.

Të njëjtin shqetësim shprehu edhe deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro gjatë interpelancës së sotme në Kuvend, prezantoi planin e masave institucionale për të garantuar sigurinë në shkolla, mbështetjen psikologjike dhe këshillimin e karrierës për mbi 355 mijë nxënësit e sistemit parauniversitar duke theksuar rëndësinë e të trajtuarit të sfidave duke marrë pjesë të gjithë aktorët e shoqërisë, nga familja tek institucionet.

“Po flasim për një sfidë globale që, në forma të ndryshme, po përjetohet nga të gjitha shoqëritë, dhe që lidhet drejtpërdrejt me dinamikat që shoqërojnë ndryshimin e botës ku rriten fëmijët tanë: E kam fjalën për hapjen pa limit te botes virtuale qe thyen gjithë kodet e komunikimit dhe zhbën konvencionet etike të shoqërive mbi të cilat ngrihen dhe rregullat e sjelljes në shoqëri. Dhe patjetër është një sfidë globale. Por është një sfide që, në Republikën e Shqipërisë, do të duhet ta trajtojmë të gjithë ne bashkë aktorët socialë, politike, ekonomike, mediatike, nga familja e deri te shteti- si një kauze për bashkim forcash, dhe jo si sebepin e radhës për politiken e çastit.

Kemi 355 mijë e 510 fëmijë në sistemin tonë parauniversitar nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën. Janë mbi 30 mijë mësues që punojnë sot me përkushtim në të 1498 shkollat e sistemit parauniversitar. Janë po ashtu 2670 mësues ndihmës që japin sot kontributin e tyre ne te gjithë këtë rrjet per te siguruar gjithëpërfshirjen e fëmijëve me aftësi te veçanta brenda të njëjtit sistem, ku numri i fëmijëve me aftësi ndryshe për vitin 2025-2026 është rritur me 6,8% për një total prej 6073 fëmijë, përkundër rritjes së numrit të mësuesve ndihmës me 8%.

Mbi 686 koordinatorë cilësie dhe koordinatore te karrierës te trajnuar profesionalisht si te tille, punojnë ne shkollat tona për te rritur cilësinë e mësimdhënies dhe për të shoqëruar nxënësit ne Arsimin baze dhe ne atë të mesëm ne zgjedhjet dhe vendimmarrjet e tyre për jetën. 329 oficerë sigurie janë të pranishëm çdo ditë në shkollat me numër të madh nxënësish, dhe vijon procesi i trajnimit te kandidateve te tjerë pranë Akademisë së Sigurisë, ndërkohë qe është 392 numri i miratuar për oficerë sigurie dhe i garantuar me fond page, për çka vijojnë thirrjet periodike ne mënyrë te rregullt. 1183 psikologë dhe punonjës sociale janë aktivë në shkollat publike dhe jo publike te Republikës së Shqipërisë.

I solla në vëmendjen tuaj këto të dhëna, sepse e gjej cinike dhe dritëshkurtër, që të mohosh, me lehtësinë e padurueshme të kohës së papërfillshme televizive që zë kjo lloj politike, punën që bëhet çdo ditë nga mijëra e mijëra punonjës të arsimit, për të çuar përpara dhe për të përmirësuar po ashtu ditë pas ditë cilësinë e arsimit kombëtar, rolin e shkollës, dhe krijimin e modeleve te mira, përkundër fenomeneve negative bashkëshoqëruese qe janë po aq te lashta sa njerëzimi dhe po aq moderne e te komplikuara sa koha qe po jetojmë. Dhe është gjithaq e shëmtuar të stigmatizosh një kategori të tërë punonjësish të përkushtuar – mësuesit, dinjitetin e të cilëve duhet ta mbrojmë të gjithë si pasuri kombëtare”, tha ndër të tjera Ministrja Mirela Kumbaro./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Interpelance Kumbaro siguria ne shkolla

Nga e njëjta kategori

Protestat, Shkurti: Kjo klasë politike po qelbet dhe duhet varrosur!

më shumë...

Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më të madhe të saj

më shumë...

Shkurti: E tmerrshme të mendosh se protestat janë të sponsorizuara nga Greqia! Vengu: Duhet dialog për të adresuar kërkesat!

më shumë...

Shkurti: Kush është armiku i huaj që përmend Rama? Vengu: Informacion i klasifikuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

11:13

Protestat, Shkurti: Kjo klasë politike po qelbet...

11:06

Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më...

10:37

Shkurti: E tmerrshme të mendosh se protestat...

10:27

Shkurti: Kush është armiku i huaj që...

10:08

Vengu: Çfarë është kjo teori që po...

10:04

“Protesta ka dalë përtej Zvërnecit”, Kikia: Kjo...

9:57

Shkurti: Në Tiranë protestohet kundër keqqeverisjes

9:53

“Banorët e Zvërnecit duan zhvillim”, Vengu në...

9:44

Protesat për Zvërnecin, Gashi: Uji që na...

9:39

Vrasja e efektivit në Maliq, Vengu: Do...

9:28

Çfarë çedoi në operacionin ku mbeti i...

8:38

BE-ja premton 100 mln euro për forcimin...

8:14

Parashikimi i motit për ditën e premte

7:39

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet...

7:25

Macron mbështet armëpushimin Izrael-Liban

6:33

Nis protesta për Zvërnecin, qytetarët mblidhen tek...

6:03

Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin...

5:54

Braçe në Kuvend: Në protestë ka shumë...

5:33

Garda Revolucionare e Iranit kërkon tërheqjen e...

5:19

Hezbollahu kundërshton armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit

Më të klikuarat

  • Efektivi i vrarë, Enea Mekolli DETAJE/ Efektivi Enea Mekolli vritet me armë gjatë operacion...
  • I biri vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagos...
  • Viktima Enea Mekolli, autori Violand Braçellari, i plagosuri Edison Adri Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminal...
  • Foto+Video/ Brenda stanit ku fshihej Violand Braçellari, ven...
  • Vritet efektivi i “Shqiponjave”, Enea Mekolli humb jetën në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.