“Ferma VIP” një reality show ndryshe që ka sjellë në vendin tonë një program me shumë vlera por edhe për të treguar të gjitha vështirësitë që hasen në fshat.

Nga pastrimi i stallës, tek mjelja e lopës dhe dhive, kujdesi ndaj pulave dhe patave janë ndër punët kryesore që fermerët VIP duhet të kryejnë gjatë qëndrimit të tyre.

Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeplaku Bes Kallaku ka hyrë në “Ferma VIP” dhe ka nisur me ndarjen e punëve, pasi i ka zgjuar me zorr nga gjumi.

Me kominoshe dhe çizme llastiku, fermerët janë ndarë në punët e tyre, ku disa kanë shkuar për të pastruar stallën, disa tek lopa dhe dhia.

Një pjesë e fermerëve nuk kanë qenë “profesionist” në punët e fshatit, por me ndihmëhn e kryeplakut, tashmë të gjithë po mësojë më shumë rreth jetesës së tyre të re./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *