Altin Goxhaj një ndër qytetarët që ka luftuar më shumë se kushdo kundër agjendave në Shqipëri, ishte i ftuar këtë të martë në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, por kësaj here i “veshur” me petkun e politikanit.
I pyetur për luftën e tij të gjatë ndaj Sorosit dhe se si mund të fitojë ai përballë kësaj “agjende”, Goxhaj tha se kjo bëhet vetëm përmes një programi konservator.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Çfarë mund ta zhbëjë Sorosizmin?
Goxhaj: Programi jonë elektoral. Pasi programi jonë i ka hyrë në themel problemit, nuk është Soros, janë zogjtë e qyqes. Fabula e qyqes mua më suprizoi në 2008, por në 2021 e konceptova qartaz si e vetmja mënyrë për të kuptuar Soros. Qyqja përgjon një fole, dhe pasi ikin prindërit dhe ajo ka vezë brenda, ajo ha një vezë dhe hedh një vezë. Në momentin që hedh vezë, veza që lind është e para. Zogu që sapo lind me sytë e mbyllur hedh jashtë folesë vezët e tjera. Prindi që nuk e kupton këtë gjë, ushqen zogjtë e Qyqes. Në një moment të caktuar Qyqja që është gjigante, pasi është ushqyer me babëzi të paparë ikën në fluturim dhe përsërit historinë. Pra këta shkatërrojnë çfarë ka brenda, siç përzenë shqiptarët. Gjithë klasa politike, shoqëria civile janë si zogjtë e qyqes, kontrollojnë gjithçka.