E mërkurë, 23 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Si u tentua të grabitej banka në mes të Tiranës, autorët do përdornin tunele të nëndheshme

Ditën e hënë është tentuar të grabitet një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, duke përdorur tunele të nëndheshme.

 

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në bulevardin “Zogu I” po kryheshin gërmime, duke përdorur tunele të nëndheshme, me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të një banke të nivelit të dytë, kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes në bankë.

 

Shërbimet e Policisë janë duke kryer hetime të thelluara me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë