Subscribe

Një person me probleme të shëndetit mendor plagosi paraditen e kësaj të enjteje dy persona në pazarin e Korçës.

 

Jonis Mazllemi, 36-vjeç, sulmoi me hanxhar një 52-vjeçare, e cila është shitëse në këtë Pazar dhe më pas goditi edhe një 60-vjeçar që i erdhi në ndihmë 52-vjeçares.

 

Sipas burimeve, autori i sulmit ka probleme të shëndetit mendor për shkak të konsumit të drogës dhe në momentin e ngjarjes, ai ka kryer veprime të pakontrolluara.

 

DESHMITARE

 

“E pashë të gjithë ngjarjen, ai djali i erdhi dhe e goditi disa herë, kishte një hanxhar në dorë dhe vetëm godiste. Nuk janë zënë, i erdhi direkt gruas. Ai dukej i droguar.”

 

Dy të plagosurit u dërguan në spital, ku sipas mjekëve, janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa 36-vjeçari që i sulmoi u shoqërua nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *