Subscribe

Në qershor të këtij viti gjyqtarja e Vlores Herila Cela e cila u akuzua se ka liruar një person të rrezikshëm nga qelia kishte vendosur për të arrest me burg por në gusht ajo vete këtë masë e ndryshoi pa arsye.

 

Herila Cela më 6 gusht 2018  liroi Taulant Manajn ( Beqiraj) duke e konsideruar si person të parrezikshëm dhe duke vendosur ndaj tij masën e arrestit shtëpiak.

 

Por edhe pse nën këtë masë Manaj lëvizte I armatosur dhe me lëndë narkotike në rrugët e qytetin të Vlorës. Historia nis me 27 shkurt ku i riu sëbashku me një person tjetër përfshihen në një përplasje me armë. Nga konflikti Taulant Manaj mbeti i plagosur dhe për të gjithë të arrestuarit përfshi dhe atë u caktua masa e arrestit me burg.

 

Por në muajin gusht sipas arsyetimit të gjyqatres Herila Cela kushtet e sigurimit personal janë zbutur ndaj dhe Manaj duhet të qëndrojë në arrest shtëpie.

Sipas arsyetimeve të gjyqtares edhe pse prokuroria e risolli për të dytën herë si të arrestuar Manajn  dhe kërkoi masë me burg provat e sjellura prej saj arma sasia e madhe e parave dhe lenda narkotike nuk mund të përbëjnë shkak që ai të qëndrojë në burg.

 

 

Nga prova te paraqitura në gjykim provohet se masa e sigurimit “Arrest në burg” e caktuar ndaj te ndaluarit,  nuk i përgjigjet më rëndësisë së faktit dhe te rrethanave. Persa me sipër, Gjykata vlerëson se shkaqet e mësipërme sjellin zbutjen e nevojave te sigurimit, pasi masa e sigurimit personal arrest ne burg, nuk çmohet me e përshtatshme për nevojat e sigurimit personal.

 

Në arsyetimin e vendimit të dytë të gjyqtares në pistoletën e gjetur në automjetin ku udhëtonte Taulant Manaj ( Beqiraj) nuk u gjetën gjurmë gishtërinjsh të tij ndaj dhe ky fakt përbënte lehtësim.

 

Me poshte nje video e publikuar nga policia e shtetit gjate nje aksioni ku ishte prangosur Taulant Manaj pasi kishte thyer masene  arrestit dhe ishte kapur duke levizur edhe me pistolete.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *