E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Si mashtroheshin turistët në Durrës, të rinjtë iu merrnin para përmes…

Tre persona janë arrestuar nga Policisë e Durrësit, pasi, përmes lojërave të fatit, u kanë marrë shuma të ndryshme parash turistëve.

 

Në pranga përfunduan Bruxhino Murati, 28 vjeç, Albi Xhixha, 19 vjeç banues në Shijak dhe Klejdi Dusho 19 vjeç, banues në Skrapar.

 

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta të rinj organizonin lojëra me letra me turistët dhe përfitonin para prej tyre nëpërmjet mashtrimit.

 

Gjatë kontrollit fizik, Xhixhës iu gjet edhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Vazhdo të lexosh