Subscribe

Mariola dhe Jurgen Kaçani kanë qenë dy të ftuarit në emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, ku kanë dhënë një intervistë ndryshe.

Të pyetur nga moderatorja Brikena Prifti se si lindi kënga “Nipçe” të cilin Jurgeni ia dedikoi djalit të Mariolës, këngëtarja tha se ishte një nga surprizat më të bukura.

Lexo edhe :

Related Posts

Jurgeni rrëfeu se këngën për nipin e tij Arjonin e kë krijuar krejt spontanisht, ndërsa po mendonte se si ishte të bëheshe dajë.

Ai tha se në klip ka marrë pjesë dhe baba i i tij dhe se e kanë mbajtur sekret këngën për Mariolën, të cilën ja kanë treguar menjëherë sapo ka lindur Arjonin.

Ndërkohë këngëtarja rrëfeu se pas lindjes së djalit që ka qenë një emicion i jashtëzakonshëm, kënga i dha një tjetër emocion të fortë.

Pjesë nga biseda: 

Brikena Prifti: Jurgeni si e ka përjetuar këtë ndjesinë e të bërit dajë?

Jurgen Kaçani: Ndjesi shumë e bukur. Ardhjen e Arjonit me zor e prisja, pasi do më shtohej një shok përjetë. Edhe kur kam bërë këngën nuk e kam patur në plan, thjeshtë më kanë ardhur spontane.

Mariola Kaçani: Kur ma prezantuar këngën Jurgeni më ka prekur shumë. Ardhja e tim biri ishte emocion që nuk përshkruhet, por dhe kjo e Jurgenit ishte shumë e bukur.

Jurgen Kaçani: Ishte dhe babi në klip, e kam publikuar sapo ka lindur.

Mariola Kaçani: Vetëm kam parë kur e dëgjoja.

Brikena Prifti: Si hallë si është Mariola?

Jurgen Kaçani: Marina e do shumë, si Mariolën edhe Aldon bashkëshortin.

Mariola Kaçani: Për mua ajo ëhstë fëmija më e zgjuar.

Brikena Prifti: I ngjan hallës?

Jurgen Kaçani: Mbase te e kënduara.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *