E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Si ka ndryshuar të bërit gazetari? Braçe: Sot është shumë e vështirë të ndash të vërtetën nga e pavërteteta, mungon analiza

Socialisti Erion Braçe është “zhveshur” këtë të martë nga petku i politikanit dhe ka folur për atë që bënte dikur, gazetarin.

I ftuar në studion e “Takohemi n’Vizion” të moderatores Fjodora Fjora, Braçe tha se sot gazetaria është më e shpejtë, më dinamike, por dikur ishte më analitike.

Reklamë

Sipas tij, sot teknologjia, LIKE-t dhe dëshira për sa më shumë zhurmë kanë humbur kufirin mes të vërtetës dhe të pavërtetës, e cila tashmë është bërë e vështirë për t’u dalluar.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Fjora: Ka ndryshuar shumë gazetaria?

Braçe: Është shumë e shpejtë kjo e tanishmja, më abuzive se ajo e mëparshmja, diferenca që ekzistonte mes të vërtetës dhe të pavërtetës tani është thuajse e padallueshme. Nuk e ndan dot më, sot lexon aq shumë të pavërteta sa në një moment mendon: ore, jam unë apo jo? Kishte më shumë gazetari terreni, duhet të ndiqje, të mbaje shënim, të zbardhje, analizoje, këto gjëra tani nuk bëhen. Tani mjafton një status dhe mbaron punë. Për fat të keq, teknologjia duhet të na ndihmonte, të ndante faktin nga komenti, në fakt janë thuajse në të njëjtën linjë dhe, mbi të gjitha, e pavërteta është ajo që ka zënë vend, fyerja, linçimi është ajo që ka zënë vend. Sot gjen dhe analistë që mbështesin këto fenomene negative.

Fjora: Sipas tij, në emër të audiencës?

Braçe: Në emër të LIKE-ve. Unë vonë e kam marrë vesh se ato përktheheshin në para. Dikush ka qenë në gazetari, ka dalë nga gazetaria, pasi ai profesion edhe të hedh, nëse ti nuk gjen ekuilibrin mes të vërtetës dhe asaj që duan të dëgjojnë njerëzit. Ikën nga Tirana, fshihesh diku, hap celularin, mëson që po të shajnë, të ndjekin shumë, ato miliona shikime bëhen pa e vrarë mendjen fare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.