Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e...

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër nëse instalon...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”,...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më...

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me Presidentin Trump,...

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet në BE

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në një maskë...

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet nga përfaqësuesja!...

Situata e zjarreve në vend, MM: 21 vatra zjarri,...

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në Tuz kërkojnë...

Si ka ndryshuar shoqëria izraelite që nga masakra e 7 tetorit?

Felix Tamsut
7 Tetor 09:39

Për pak kohë pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor, një valë e fuqishme solidariteti e bashkoi shoqërinë izraelite. Por çështja e pengjeve të Hamasit ka rihapur përçarjet e vjetra.

Në shumë nga rrokaqiejt e Tel Avivit sheh flamurin izraelit dhe dy fjalë hebraike: “Beyachad Nenatze’ach” – “Së bashku do të fitojmë”.

Lexo edhe :

Related Posts

Riorganizim i sulmeve? Plani i Netanyahut: Lufta e Rilindjes!

Por një vështrim më nga afër të zbulon një pamje tjetër në rrugët e metropolit ekonomik dhe kulturor të Izraelit: Nga njëra anë posterat nga të afërmit e pengjeve të Hamasit, të cilët kërkojnë një marrëveshje që do t’i sjellë të dashurit e tyre në shtëpi – edhe nëse kjo do të nënkuptonte fundin e luftës kundër Hamasit. Në anën tjetër sheh fotografi të ushtarëve të rënë me thirrjen për të vazhduar luftën deri në “fitoren e plotë”.

Ky kontrast është simbolik për ndarjen brenda shoqërisë izraelite. Bëhet fjalë për pyetjen që e trondit vendin në themelet e veta: A ia vlen t’i japë fund luftës kthimi i pengjeve?

Një shoqëri në gjendje shoku

Çarjet në shoqërinë izraelite ishin të dukshme në muajt që para sulmit terrorist më 7 tetor 2023. Prej muajsh kishte protesta kundër reformave në drejtësi që qeveria religjioze e djathtë e kryeministrit Benjamin Netanyahu donte t’i zbatonte.

Më pas erdhën luftëtarët e Hamasit nga kufiri me Rripin e Gazës, dhe vranë rreth 1200 njerëz, pothuajse të gjithë civilë dhe rrëmbyen më shumë se 250 pengje. Hamasi islamist, i cili ka qeverisur Rripin e Gazës që nga viti 2007, kategorizohet si organizatë terroriste nga Gjermania, SHBA-ja dhe vende të tjera si dhe BE-ja.

Pas sulmit terrorist, shoqëria izraelite fillimisht ishte në shok të plotë. Shumë vetë mendonin se qeveria e tyre nuk ishte në gjendje të përballonte krizën dhe jo pak civilë donin ta merrnin situatën vetë në dorë. Ata krijuan qendra emergjente civile që organizuan gjithçka. Nga dhurimi i parave për pajisjet luftarake të ushtarëve, te rregullimi i hoteleve dhe strehimit për mijëra të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërmjetësimi i punëtorëve të fushave bujqësore për të zëvendësuar punëtorët emigrantë që ikën për shkak të luftës. Në një farë mënyre, shoqëria civile dhe iniciativat private duket sikur morën rolin e qeverisë. Dhe nganjëherë të krijohej përshtypja, se ata ishin të vetmit që e mbanin vendin në funksionim.

Përçarje e hidhur në Izrael

Një vit më vonë, nuk ka mbetur shumë nga ajo frymë e unitetit në shoqëri. Përçarjet e vjetra janë hapur sërish: kërkesa për lirimin e pengjeve tashmë është bërë sinonim i refuzimit të politikës së luftës të qeverisë. Edhe fyerjet ndaj familjarëve të pengjeve tashmë janë të zakonshme – si në rrjetet sociale ashtu edhe në rrugë. Ka pasur edhe sulme fizike. Fjala që zgjedhin shumë njerëz është “Smolanim”, që do të thotë diçka si “majtist” e cila është konsideruar prej kohësh si fyerje në shumë pjesë të shoqërisë izraelite.

Sipas shumë mbështetësve të qeverisë së djathtë të Izraelit, fushata që bëhet për lirimin e pengjeve është në dorë të atyre pjesëve të shoqërisë izraelite që duan të rrëzojnë qeverinë aktuale. Ata i sulmojnë ashpër njerëz si Gil Dickmann. I afërmi i pengut Carmel Gat, i cili u vra në gusht 2024, është një figurë e njohur në fushatën e familjeve të pengjeve. Dickmann thotë, se në rrjetet sociale për shkak të qëndrimeve të tij ai është bërë madje përgjegjës për vrasjen e kushëririt të tij.

Shumë kundërshtarë të familjeve të pengjeve argumentojnë se fushata për lirimin e të afërmve të tyre forcon pozicionin negociues të Hamasit me Izraelin. Por Dickmann, nga ana tjetër, beson se argumente të tilla i shërbejnë vetëm një njeriu: kryeministrit Benjamin Netanjahu.

Për çfarë mund të arrihet ujdi?

Shmuel Rosner është një studiues opinioni dhe gazetar në Korporatën e Transmetimeve Publike të Izraelit. Në podkastin e tij, Rosner flet për të ashtuquajturën “sferë të ujdisë”, ku i referohet kryq emëruesit të përbashkët çështjeve themelore mbi të cilat drejtimet e ndryshme politike të Izraelit ende mund të bien dakord me njeri-tjetrin.

Këta elementë përbashkësie kanë ndryshuar nga 7 tetori, shprehet Rosner. “Nga njëra anë, ka çështje që nuk vihen në diskutim tani, si për shembull prania e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës.” Ndërkohë që pushtimi prej dekadash i Bregut Perëndimor, i cili konsiderohet i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar, shihet tani si i nevojshëm nga një pjesë më e madhe e izraelitëve sesa përpara sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023.

Nga ana tjetër, thekson Rosner, lufta bëri që grupeve radikale në shoqërinë izraelite t’iu jepet mundësia për të legjitimuar idetë që më parë ishin tabu. Si shembull koncepti i ashtuquajtur “transferim” – që nënkupton dëbimin me forcë të palestinezëve nga e gjithë zona nga Jordani në Mesdhe. “Ide të tilla dikur ishin në periferi të shoqërisë izraelite, por tani shihet si legjitime të flitet për to”, shprehet Rosner. Rezultati është rikthimi i konflikteve që shumë izraelitë mendonin se ishin kapërcyer. “Kjo e bën më të vështirë arritjen e një emëruesi të përbashkët.”

Shumë izraelitë nuk ndihen të sigurt

Një vit pas sulmit më të tmerrshëm terrorist në historinë e Izraelit dhe më pas luftës kundër Hamasit në Rripin e Gazës, ende shumë pengje mbahen nga Hamasi, dhjetëra mijëra që ende nuk kthehen në shtëpitë e tyre në veri të vendit, dhe tani një luftë me Hezbollahun në Liban që duket e pashmangshme shtrohet pyetja: a ndihen më të sigurt izraelitët duke parë se si qeveria e tyre po e trajton këtë situatë?

Një studim i shtatorit 2024 nga Instituti Izraelit për Studimet e Sigurisë Kombëtare (INSS) arrin në përfundimn e kundërt. Sipas sondazhit, 31 përqind e izraelitëve kanë një ndjenjë sigurie “të ulët” ose “shumë të ulët”, vetëm 21 për qind thanë se ndjenja e tyre e sigurisë është “e lartë” ose “shumë e lartë”.

Numri i izraelitëve që lenë vendi ishte në rritje që para 7 tetorit. Tani statistikat zyrtare nga Zyra Qendrore e Statistikave të Izraelit (ICBS) tregojnë se më shumë izraelitë u larguan nga vendi në vitin 2023 sesa në 2022-n. Sipas shifrave paraprake për vitin 2024, ky numër ka vazhduar të rritet.

Në këtë situatë të ndezur debatesh e mesazh politike, në rrugët e Tel Avivit sheh gjithashtu stikera më të vegjël dhe më pak të dukshëm me fytyra, emra dhe histori. Janë fytyrat e të vrarëve më 7 tetor ose gjatë luftës në Gaza. Historitë e tyre ndoshta mund të jenë gjëja e fundit që i mbetet shoqërisë izraelite për t’u bashkuar./DW

Posted Under:
Anash Bota Opinion
Tagged:
Analize DW hamas Izrael sulm

Nga e njëjta kategori

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e “përpiu” pushteti

më shumë...

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër nëse instalon armë bërthamore

më shumë...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”, e caktoj unë formacionin

më shumë...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më lanë të vdekur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:54

Mësoni kuptimin e filozofisë japoneze të jetës...

10:41

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse...

10:19

Rama: Meta ishte një talent në politikë,...

10:12

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër...

10:10

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë...

10:02

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan...

9:53

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me...

9:50

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet...

9:43

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në...

9:34

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet...

9:07

Situata e zjarreve në vend, MM: 21...

9:04

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në...

8:48

Nisma e qeverisë për strehimin social, Pipiria:...

8:10

Vdekja e elektriçistit në Patos, reagon policia

7:50

Hodhi mbetje mjedisore në afërsi të Stacionit...

7:44

IDF: Kemi shkatërruar një kompleks të madh...

7:34

Haxhiu e shtyn për të dielën seancën...

7:19

Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes...

7:02

Dy javë pas ndarjes nga jeta të...

6:36

E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • Rama i besoi Ministrinë e Brendshme, Ervin Demo: Do të jemi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.