Subscribe

Dan Hutra, autori i vrasjeve në Kamëz dhe Paskuqan ka qenë i dënuar për dhunë në familje, pas denoncimit të bërë nga ish bashkëshortja e tij. Ai është liruar në datën 16 shhhkurt, pas tërheqjes së kallëzimit nga ana e ish bashkëshortes.

 

Hutra e fitoi lirinë 2 ditë pasi Apeli kishte marrë vendimin që ai të mbetej në qeli.

 

Në njoftimin për media, Gjykata e Apelit thekson se nuk ka asnjë informacion për vijueshmërinë e procesit të Dan Hutrës, në shkallë të tjera të gjykimit.

 

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me zëvëndësimin e e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ndaj personit nën hetim shtetasit Dan Hutra,  i dyshuar për kryerjen e veprëse penale “Dhunë në familje”,  parashikuar nga neni  130/a  të Kodit Penal.

Me vendimin nr. 555/1 Akti, datë 09.0.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendosi:

-Rrëzimin e kërkesës me nr. 3356/1 Akti, datë 04.01.2023 me kërkues Dan Hutra.

 

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim Dan Hutra, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”.

 

Në përfundim të gjykimit, me vendimin nr. 66, datë 14.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja, vendosi:

 

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 3356/1 Akti, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Për vijueshmërinë e procesit të shtetasit Dan Hutra, në shkallë të tjera të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, nuk ka informacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *