Subscribe

Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti i Ekspertëve së bashku me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të kujdesit shëndetësor janë në fazën finale të përcaktimit të skemës si dhe listës së ilaçeve që do të përdoret për të rimbursuar të gjithë personat që kurohen nga Covid 19 në kushte shtëpie.

 

Vizion Plus ka mësuar se do të jenë disa paketa rimbursimi në varësi edhe të gjendjes shëndetësore të të infektuarit. Referuar udhëzimit të miratuar nga Komiteti i Ekspertëve, një i sëmurë që është në stadin e parë të infeksionit ndjek këtë protokoll kurimi, ku përfshihen vitaminat, paracetamol, shurup apo trisol.

 

Ndërsa një i sëmurë që konsiderohet në stadin e dytë të sëmundjes, protokolli i përditësuar parashikon trajtimin me antibiotik, kortizonë si dhe antikoagulante në varësi të gjendjes së pacientit.

 

Sipas të dhënave jo në çdo rast është e nevojshme të përdoren këto ilaçe pasi ato vlerësohen sipas gjendjes shëndetësore të çdo personi. Por kura baza që do të përdoret për të luftuar infeksionin do të kompensohet nga qeveria.

 

Por në rast se pacienti do të kërkojnë një mjekim të ngjashëm por me ilaçe që nuk përfshihen ne listën e medikamenteve te miratuara , ai do të duhet të paguajë çmimet sipas vlerës së tregut. Qeveria miratoi një ditë më parë një fond prej 1.2 miliardë lekë në buxhetin e viti që vjen për skemën e konspesimit. Por burime i thanë Vizion Plusit se skema e re pritet të nisë zbatimin brenda këtij viti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *