Vendimi i Gjykatës së Durrësit për të mos i dhënë mandatin candidates së PS në Durrës Valbona Sako ka sjell reagimin e shpejtë të Lulzim Bashës.

Duke e përshëndetur vendimin e kësaj gjykate, lideri I opozitës shkruan se kjo gjë tregon se në Shqipëri ka shpresë.

 

Farsa e 30 qershorit ishte masakër e Kushtetutës, e ligjit dhe e standarteve. Dua të përshëndes vendimin e Gjykatës së Durrësit, i cili sjell shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë e gjyqtare që e kanë të shenjtë Kushtetutën dhe ligjin, se ka shërbyes civilë me kurajo dhe ndërgjegje që i shërbejnë shtetit të së drejtës dhe jo shtetit partiak.

 

Mes te tjerash, Basha e quan 30 qershorin nje grusht institucional te Edi Rames,ndersa kercenoi te gjithe ata qe u bene pjese e ketij grushti se do te pergjigjen para drejtesise.

 

Farsa e 30 qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës, përmes të cilit ai uzurpoi pushtetin vendor, por edhe KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve përfshi kolegjin zgjedhor. Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, të gjithë ata që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *