Duket se bisedat online dhe videomesazhet mes Ramës dhe Bashës nuk do kenë një fund të afërt.
Kryeministri i është përgjigjur videos së fundit të Bashës.
Në një mesazh, Basha e kishte pyetur Ramën për shokët që firmosin për të, ndërsa Rama iu përgjigj duke thënë se pyetja e tij ishte e kotë. Ai shtoi gjithashtu një referencë ndaj Hysen Gjurës, kandidatit të Bashës për deputet, duke e ironizuar këtë të fundit.
Basha reagoi ashpër, duke e quajtur Ramën “buf” dhe duke e akuzuar për vjedhje dhe udhëheqje të një “bande”. Rama nuk ngurroi të kundërshtonte, duke i kujtuar Bashës të ndryshonte diskursin dhe t’i ofronte qytetarëve një vizion të ri, pasi sipas tij, Basha vazhdon të përsërisë akuza të kota si “vjedhje” dhe “banda”.
Pyetja e Bashës: Ku i ke shokët o Rame, ata që firmosin për ty?
Rama: Aa këtu tani ia fute kot, ia fute içik kot, po nuk ka gjë se ta do puna. O Lul po Hysenin e keni dëgjuar (këtu Rama i referohet kandidatit të Bashës për deputet, Hysen Gjurën, me të cilin Basha publikoi një video më herët dhe ku thoshte: “Ke fillu tu u marr me shokët e mi. Ja ku e ke Hysen Gjurën nga koalicioni atlantik kandidat për deputet te njësia katër, merru me shokët e tu ti”).
Basha: O ti je më buf se bufi, të vjedhin shokët pas shpine, ose ti je nona e kësaj pune?! Je kreu i bandës
Rama: Akoma nuk tu bë bajat kjo gjuha e bufit o vlla? Vjedhje vjedhje, banda banda, droga droga. Po ndrroje pllakën e gramafonit o artist. Na jep vizionin euroatlantikqve, na thuaj ça do bësh ti ndryshe nga këneta? Mor Lul edhe në fletë të votimit katra të kishte ngel? Ty të kanë ngel vetm çelsat e makinës
Basha i kujtoi Ramës paketat e cigareve.
Për këtë Rama tha: “E kam lënë cigaren o Lul, se ti të ka ngel ora kur ndejtën bashkë deri pas mesnate, që u thanë duk paketa se mi piva gjysmat ti a më shumë se kishe emocione. Mirë cigaret pi dhe gjysmën e qeverisë ta dhashë…”.





