Ngjarjet e turpshme në duelin Kamza-Laci që kulmuan me dhunimin e gjyqtarit Hamiti vunë në lëvizje edhe organet e drejtësisë dhe policinë. 5 persona u arrestuan dhe të paktën 4 të tjerë janë shpallur në kërkim për këto incidente.

Pamjet televizive janë një prove e rëndësishme për të vënë pikat mbi “I” për të shpërndare përgjegjësite e duhura në këtë rast. Por sic ndodh rëndom në Shqipëri në raste të tillë, për një ngjarje të rëndë ku masat do të duhen të jenë normalisht po kaq të rënda, bëhen edhe “koka turku”. Referuar pamjeve nga casti kur nisi incidenti e deri në momentin kur mbaroi, familjaret e drejtorit të Kamzës Andi Matraxhiu, i arrestuar nga policia, kërkojnë lirimin e tij pasi është krejtësisht I pafajshëm duke qënë se nuk ka prekur askënd me dorë.

Madje familjaret e Matraxhiut thonë se drejtori sportive I Kamzës u fut në fushë për ti ardhur vecanërisht në ndihme një gjyqtari anësor nga qyteti I Elbasanit, me të cilin Matraxhiu kishte miqësi. Cuditërisht Matraxhiu, sipas familjareve të tij por edhe pamjeve që duken qartazi, ka përfunduar pas hekurave me d yakuza,e goditje për shkak të detyrës dhe prishje te rendit e qetësisë publike.

Shqetësimi I tyre lidhet me faktin që prokuroria deri tani nuk po merr si prove pamjet filmike që sipas të afërmeve të drejtorit të Kamzës konfirmojnë faktin se Matraxhiu nuk ka prekur askënd me dorë.

Një paradoks shqiptar, kur ata që tentojnë ti vijnë në ndihme gjyqtarëve dhe të shërbejne për uljen e tensioneve përfundojnë në bankën e të akuzuarve ndërsa pergjegjësit real dhe dhunuesit e vërtete nuk gjenden. Një reagim të fortë në lidhje me këtë situate bëri edhe babai I Andi Matraxhiut, pedagogu Bardhyl Matraxhiu.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Bardhyl Matraxhiu i bën thirrje policisë të bëjë detyren si duehet dhe të mos sillet si e verbër, pasi  djali i tij është ndaluar pa të drejtë. Ai shkruan se shkelja e vijës së blerte është maksimumi shkelje disiplinore, por nuk mund të konsiderohet kurrsesi shkelje penale në momentin kur nuk ka dhunuar askënd.

 

Kush e verbon policinë? 
Është fjala për ngjarjen e rëndë në stadiumin e Kamzës, që ndodhi haptazi në praninë e kamerave televizive dhe për të cilën policia bëri disa ndalime, midis të cilëve në bllok edhe të drejtuesve të Kamzës, njëri prej tyre djali im Andi Matraxhiu me detyrë përgjegjës sportiv i ekipit të Kamzës. Andi sic e treguan kamerat, në tërësi jo vetëm nuk u përfshi por disa nga lojtarët e Kamzës bënë çmos që të ndihmonin arbitirin nga dhuna e atyre pak tifozëve. Shihet qartë nga pamjet që 4 a 5 policë ndërhynë në fund dhe me vonesë. E vetmja pamje ku shfaqet Andi është kur po drejtohet nga rrëmuja dhe akoma pa u afruar sprapset dhe distancohet. Shkon të bëjë detyrën e tij, të qetësojë lojtarët. Sipas deklarates së tij kishte hyrë për të ndihmuar një nga anësorët, të cilin e ka mik sepse është nga Elbasani. Po kjo pak rëndësi ka sepse vetë kalimi I vijës së fushës nga stafi është shkelje disiplinore, por jo penale e sidomos në atë situatë kur loja kish mbaruar zyrtarisht dhe fusha ishte pushtuar nga tifozët dhe security. Pa asnjë arsye ligjore, thjeshtë për skup mbahet I ndaluar dhe pritet të dalë në gjyq për masën e dënimit. Kushdo që e verbon apo e pengon drejtësinë, duke proceduar njerëz të pafajshëm, pa marrë në konsiderate provat që i panë të gjithë, nuk I shërben aspak qëllimit të vënies së rregullit dhe ligjit në futboll, por të kundërtës përderisa shumica e fajtorëve enden të lirë dhe të pafajshëm, keta njerez përdoren si koka turku. Cështje të tilla dhe unë i kam parë gjithnjë nga televizori, i kam ndjekur në media, por krejt papritur gjendesh në mesin e ngjarjeve të tilla nga të cilat nuk të siguron imunitet as arsimi, as vitet e gjata duke edukuar mijëra të rinj. Unë dhe familja ime do ta kërkojmë drejtësinë deri në fund. Ne jemi njerëz që me fjalën kemi jetuar dhe punuar gjithë jetën. Kaq mund të bëjmë. Keqardhje për ata mijëra të tjerë, që i kemi parë deri më sot si spektatorë dhe që nuk dinë apo nuk munden ta ngrenë zërin si ne.

Postimi i plote:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *