Subscribe

Shfaqja e simptomave të para të Sars-Cov 2 duket se i tremb pacientët të cilët deri në komunikimin me mjekun e familjes, qarkullojnë recetat me të afërmit pa u konsultuar me specialistët.

Ata përdorin antibiotikë pa kriter, gjë të cilën mjekët e familjes e cilësojnë metodë tepër të gabuar.

 

BRUNA TOCILLA

MJEKE FAMILJEJE, QENDRA SHENDETESORE NR.10

“Kjo është një procedurë e gabuar sepse çdo pacient ka simptomat e veta. Në varësi të tyre, kryhet edhe vlerësimi për ekzaminimet që duhet të kryejë dhe më pas vendoset edhe për mjekimin. Sepse abuzohet me përdorimin e antibiotikëve.”

 

Mjekja e familjes ripërsërit hapat që duhet të ndjekë një pacient i dyshuar që në momentin e shfaqjes së simptomës së parë.

 

“Çdo pacientkontaktin e parë duhet ta ketë me mjekun e familjes. Është mjeku i familjes që bën vlerësimin më pas.”

 

Në gjithë vendin janë rreth 19 mijë pacientë aktivë, pjesën dërrmuese të të cilëve i ndjekin 160 mjekë  familje.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *